Page 88 - Demo
P. 88


                                    TEMATIKA 3 PROGRAMIMI NË WEB4. Krijimi i butonit Radio. Për krijimin e butonit radio në një formular përdoret rendi i mëposhtëm: . Butonat Radio tregojnë grupin ku përdoruesi mund të zgjedhë vetëm një opsion. Më poshtë jepen cilësitë që përdoren për këtë tip.• Name përcakton emrin e butonit radio.• Value përcakton vlerat që do të kthehen në server, në qoftë se butoni radio është zgjedhur.• Checked përcakton vlerën për butonin Radio si një vlerë e parazgjedhur.Shembull: Përdorimi i butonit Radio (fig. 4)5. Krijimi i butonave. Për krijimin e një butoni në një formular përdoret rendi i mëposhtëm: , ku “button” përdoret për krijimin e butonit komandë. Cilësitë e tij janë Name dhe Value.• Name përcakton emrin e butonit.• Value shfaq tekstin në një buton komandë.Shembull: Përdorimi i butonit Button (fig. 5). 6. Krijimi i butonit Submit. Për krijimin e një butonit Submit në një formular përdoret rendi i mëposhtëm: . Në këtë mënyrë, formulari dërgohet në destinacionin e përcaktuar. Cilësitë e tij janë Name dhe Value.• Name përcakton emrin e butonit Submit.• Value shfaq tekstin në një buton Submit.Shembull: Përdorimi i butonit Submit (fig. 6)A. Krijo një Checkbox për llojet e këtyre librave: komik, dramë, mister, shkencor.B. Krijo një buton Radio me muajt e vitit në një renditje të caktuar dhe kliko muajin kur ke lindur: janar-mars, prill-qershor, korrik-shtator, tetor-dhjetor.Plotëso vendet bosh në fjalitë e mëposhtme.1. Tag-u ____________ përdoret për krijimin e formularëve në HTML.2. Përdoruesit ndërveprojnë me formularët nëpërmjet ____________.3. Një Text Box me shumë rreshta mund të krijohet duke përdorur tag-un __________.4. ____________ ose _____________ mund të krijohet duke përdorur tag-un SELECT.Trego ndryshimin ndërmjet:a) Text Area-s dhe Text Box-it;b) Checkbox-it dhe RadioButton-it;c) Scrolling list box-it dhe List Box-it.Fig. 4Fig. 5Fig. 686
                                
   82   83   84   85   86   87   88   89   90   91   92