Page 9 - Demo
P. 9


                                    TEMATIKA 1 BOTA E KOMPJUTERITFusha e mjekësisë. Pajisjet kompjuterike përdoren gjerësisht në fushën e mjekësisë për të kryer testet diagnostikuese, ndërhyrjet kirurgjikale, monitorimin e kushteve të pacientit në largësi etj. (fig. 3). Për më tepër, TIK-u mundëson ruajtjen e të dhënave mjekësore të pacientit për t’iu referuar në të ardhmen, si dhe ndihmon personat me aftësi të kufizuara.Fushat e industrisë/biznesit. TIK-u përdoret gjerësisht edhe në këto fusha për analizën e të dhënave dhe marrjen e vendimeve, për komunikimin me klientët dhe stafin e brendshëm, formalizimin e procedurave, kontrollin e magazinave dhe të inventarëve etj.Fusha e multimedias. TIK-u përdoret shumë edhe në fushën multimediale, duke ndihmuar muzikantët të kompozojnë melodi, kineastët të prodhojnë efektet speciale në filmat e tyre, programuesit të prodhojnë lojëra argëtuese etj. Me këto funksione do të njiheni më shumë në tematikën e dytë. Aplikime të tjera të TIK-ut gjejmë në bujqësi, ushtri, farmaceutikë, shkenca natyrore, inxhinieri, astrologji, arte, kulturë etj. Parimet ergonomikeFjala ergonomi vjen nga greqishtja, ku ergo do të thotë punë dhe nomos, rregulla.Ergonomia në TIK ka për qëllim përmirësimin e ndërveprimit midis njerëzve dhe pajisjeve kompjuterike. Për të arritur rezultate të mira gjatë punës në kompjuter dhe për të pasur sa më pak lodhje, duhet të kemi parasysh disa nga parimet ergonomike, si në figurën 4.UshtrohuPërgjigju pyetjeve:1. Trego disa shembuj të zbatimit të TIK-ut në jetën e përditshme.2. Çfarë është ergonomia?3. Trego disa nga parimet ergonomike që duhet të zbatoni gjatë punës në kompjuter.Jepni shembuj të tjerë parimesh ergonomike të zbatuara në TIK. Përkufizim: Ergonomi quhet disiplina shkencore që ka të bëjë me projektimin dhe përmirësimin e sistemit të punës, me qëllim që njerëzit të ndërveprojnë me pajisjet në mënyrë të shëndetshme, të rehatshme dhe efikase. Karrigia: sigurohuni që gjunjtë të jenë paralel me dyshemenë dhe në një nivel me ijet.Këmbët: Mbajini këmbët në një rrrafsh me dyshemenë ose në mbështetëse këmbësh.Mausi: Mbani kyçin dhe parakrahun në një pozicion të natyrshëm dhe të rehatshëm.Sytë: Mbajeni monitorin në një nivel me sytë.Kyçi: Bëni një pushim të kyçeve për të reduktuar lodhjen në trup herë pas here.Pozicioni: Pozicionohuni përballë monitorit.Krahët: Mbani krahët dhe brrylat afër trupit tuaj në një kënd 90 gradë.Shpina: Mbështeteni fundshpinën tuaj në karrige ndërkohë që jeni ulur drejt.Mbajeni ambientin komod. Ekrani ikompjuterit është shumë i lëmuardhe reflekton çdo rreze drite, ndajndriçimi i dhomës duhet të jetënormal, jo shumë i fortë. Vendosnimonitorin larg nga burimet e dritës.Nëse qëndroni për një kohë të gjatëpara kompjuterit, duhet të bënipushim të shkurtër duke bërë lëvizje,ushtrime dhe tendosje të trupit.Këshilla Fig. 3Fig. 47
                                
   3   4   5   6   7   8   9   10   11   12   13