Page 95 - Demo
P. 95
TEMATIKA 3 PROGRAMIMI NË WEB2: Gjeneruesi i faqesKjo lloj faqe web-i gjenerohet nga serveri sa herë që një klient e kërkon. Është pikërisht kjo cilësi që i bën faqet dinamike të jetojnë: përmbajtja e një faqeje të tillë mund të ndryshojë nga një moment në tjetrin. Site-t e informimit drejtpërdrejt, ato të blerjeve online, të portaleve etj., janë shembuj site-sh dinamike. Gjuha PHP (Hypertext Preprocessor)PHP është një gjuhë programimi e përdorur vetëm në server. Ajo u krijua në vitin 1994, nga Rasmus Lerdorf, për arsye personale dhe fillimisht PHP nënkuptonte Personal Home Page.Klientët mund të lexojnë vetëm kode html/css, ndërkohë që serveri është në gjendje të lexojë PHP. Kjo gjuhë gjeneron kodin html për klientin (fig. 2) dhe ia dërgon atë në të njëjtën mënyrë si ajo e dërgimit të faqes. PHP vendos se çfarë do të shfaqet në faqen e web-it që i dërgohet përdoruesit.Shembull: Nëse një përdorues, p.sh., Beni viziton një faqe web dinamike, faqja mund t’i shfaqë atij tekstin: “Mirë se erdhe Beni!”. Kjo ndodh nëse Beni është regjistruar më parë në atë faqe. Realizimi i këtij shembulli mund të bëhet nëpërmjet PHP-së. Html dhe css nuk konkurrojnë gjuhën PHP, pasi ato janë gjuhë standarde. Rivale të vërteta të PHP-së janë gjuhët: ASP .NET, Ruby on Rails, Django, Java dhe JSP (Java Server Pages). Aplikacionet në web, AppletApplet është një aplikacion i vogël, i dedikuar për t’u përdor në internet. Applet-i mund të shkarkohet si çdo program tjetër nga interneti, me të vetmin ndryshim që ai është ndërveprues me përdoruesin dhe ndërfaqja grafike e tij ndryshon në mënyrë dinamike në varësi të veprimeve të përdoruesit. Kështu, applet-et mund të kapin lëvizjet e mausit, klikimet mbi butonat, hyrjet nga tastiera etj., dhe në bazë të këtij informacioni hyrës, të ndryshojnë ndërfaqen e tyre. Për këtë arsye, ato përdoren gjerësisht për demonstrime, vizualizime dhe mësimdhënie. Për ta ekzekutuar atë është e nevojshme të përdoret një web browser apo edhe programi më i veçantë për apelet-et, Applet Viewer.1. Nga ndryshon një faqe statike nga një faqe dinamike? Argumentoje përgjigjen tënde. 2. Përmend dy konkurrues të PHP dhe shpjego ku ndryshojnë ata nga njëri-tjetri.3. E vërtetë apo e gabuar? a) Në një faqe dinamike, personi i regjistruar dhe ai i paregjistruar shohin të njëjtën gjë. V Gb) HTML dhe CSS nuk janë konkurruese, pasi janë gjuhë standarde. V G c) PHP dhe MySQL janë të vetmet që mund të përdoren nga programuesit për krijimin e faqeve të tyre. V GFig. 293

