Page 96 - Demo
P. 96
Nxënësi/ja: JavaScript, një gjuhë programimi për webHTML është një gjuhë e mbështetur në tag-e (etiketa), të cilat shërbejnë për të strukturuar dokumentin web. CSS formaton të gjitha elementet e HTML-së për të përmirësuar paraqitjen e dokumentit. Browseri, nga ana e tij, ka për detyrë specifike të shfaqë përmbajtjen e dokumentit html. Në këtë mënyrë, HTML/CSS nuk i jep mundësi përdoruesit të web-it për të ndërvepruar, pra të marrë informacione nga përdoruesi dhe të ndryshojë në varësi të këtij informacioni. Për këtë arsye themi se faqet web të ndërtuara vetëm me HTML/CSS janë statike.JavaScript është një gjuhë e interpretueshme, e cila u projektua dhe u përdor për të shtuar ndërveprimin e faqeve HTML. Gjuhët e interpretueshme lejojnë zbatimin e programit në kompjuter, pa e përpiluar më parë në gjuhë makine. Kodet në JS interpretohen nga pothuajse të gjithë browser-at, si Internet Explorer, Firefox, Chrome, Opera dhe Safari. JavaScript u krijua nga Brendan Eich, kompania Sun, në vitin 1995, dhe u zbatua për herë të parë te browser-i i famshëm Netscape Navigator. Karakteristikat e JS janë:• Ndihmon në shtimin e elementeve ndërvepruese në HTML. Është gjuhë e interpretueshme, por edhe e lehtë (dokumentet në JS nuk zënë vend në memorie).• Çdokush e përdor JS pa pasur një licencë përdorimi.• Mbështetet pothuajse nga të gjithë browser-at.• Përfshihet shumë lehtë në faqen HTML.Skema e funksionimit Përdoruesi i kërkon serverit (fig.1) faqen web që ai dëshiron. Kodet e shkruara në JS duhet të përfshihen brenda faqes web. Serveri i dërgon përdoruesit faqet web bashkë me kodet në JS. Browser-i bën interpretimin e kodeve JS dhe shfaq gjithë dokumentin html. Përfundimisht,përdoruesi mund të shohë dhe të ndërveprojë me faqet web. mëson si të integrojë elementet e JS në dokumentin HTML. njeh bazat e JavaScript (JS); kupton nocionin e një gjuhe Script të interpretueshme.Gjatë lundrimit tuaj në web, shpeshherë mund të jeni gjendur përballë situatave të tilla, ku ju kërkohet të veproni. Figurat më poshtë paraqesin disa shembuj të situatave të tilla, të cilat ndodhin shumë shpesh. Aktivitet:Por, si krijohen situata të tilla që ndërveprojnë me përdoruesin e web-it? Njohja me gjuhën JavaScript 3.1294

