Page 97 - Demo
P. 97


                                    TEMATIKA 3 PROGRAMIMI NË WEBVizitoriKlienti ServeriKërkesa për një faqe webServeri dërgon faqen HTML bashkë me kodinnë JavascriptBrowser-i shfaq faqen HTML me kodet të ekzekutuara në javascriptVizitori sheh faqen webku janë të integruara aplikacionet JSFig. 1 Karakteristikat e JavaScriptJavascript është një gjuhë e orientuar në objekt. JS e ndan një faqe web-i në objekte. Kjo nënkupton që ju duhet t’i ndërtoni kodet në JS sipas objekteve me të cilat doni të punoni. Gjithashtu, ju mund të krijoni edhe vetë objekte të reja. Secili prej objekteve përmban të dhëna, të cilat mund të përpunohen nga funksionet. Funksionet, në mënyrë të ngjashme si ato të matematikës, marrin të dhëna dhe kryejnë veprime me to për të nxjerrë përfundime në dalje. Këto funksione, në terminologjinë e orientimit në objekt quhen metoda. Pra, metodat përshkruajnë veprimet që kryhen mbi objektet. Objektet e paracaktuara klasifikohen në: objekte të ndërfaqes dhe objektet e vetive dhe të funksioneve të paracaktuara.•	 Objektet e ndërfaqes lejojnë të administrohen aspektet vizuale të elementeve të ndërfaqes dhe këtu futen një tërësi objektesh, si dritarja e browser-it, dokumenti html, formularët etj. Këto objekte përmbajnë nga ana e tyre objekte të tjera, si CheckBox, Text Boxes etj.•	 Objektet e vetive dhe të funksioneve të paracaktuara. Këto përbëjnë bazën e programimit me JS, ku përmendim objektet string, math, date, navigator, array etj. Çdo objekt ka vetitë dhe metodat e tij.• Vetitë përshkruajnë karakteristikat e objektit. Në JS, për të përdorur një veti ndjekim sintaksën (rendin): emri_objektit.emri_vetisë.• Çdo objekt ka një tërësi funksionesh që quhen metoda, të cilat përpunojnë të dhënat që i jepen objektit ose vetitë e tij. Në JS, për të përdorur një metodë ndjekim sintaksën (rendin): emri_objektit.emri_metodës.Shembull i përdorimit të objekteve dhe metodave është document.write(), ku document është një objekt në JS që i përkon dokumentit të hapur në dritaren e browser-it. Për të shfaqur një tekst (teksti është një objekt i tipit string) në ekran, objekti document ka një metodë të quajtur write. Kështu, për të shfaqur një tekst në ekran mjafton të shkruajmë document.write (“Punë të mbarë me JavaScript”) brenda tag-eve . Ky është shembulli më i thjeshtë (i famshmi “Hello World”) i ndërtuar me JS, i cili shfaq dritaren dialoguese që përmban mesazhin: “Kodi im i parë në JavaScript” (fig. 2).Në këtë kod dallojmë dy elemente të reja:95
                                
   91   92   93   94   95   96   97   98   99   100   101