Page 99 - Demo
P. 99
TEMATIKA 3 PROGRAMIMI NË WEB Ndryshoret dhe dialogimi me përdoruesinNë një gjuhë programimi ndryshoret (variablat) përdoren për të mbajtur në memorien e përkohshme të dhënat e punës. Në JavaScript përdoret fjala kyçe var për t’i deklaruar ato. Shenja e barazimit përdoret për t’i caktuar asaj një vlerë, për shembull, nëse duam të deklarojmë një ndryshore (variabël) me emrin x dhe t’i caktojmë asaj vlerën 10, atëherë do të shkruajmë:var x;x = 10; ose mund ta shkruajmë: var x = 10;Tipat e ndryshoreve (variablave) në JS janë: • Number (numrat të cilët mund të jenë numra të plotë ose me presje), si 123, 120, 178,9 etj. • String (tekst apo tabelë me karaktere), si p.sh. “kjo është një string”.• Boolean(), si true or false (e vërtetë ose e gabuar).Përveç tyre, Javascript përcakton edhe dy lloje të dhënash me më pak rëndësi, të cilat janë: null dhe undefined.Për dialogimin me përdoruesin dy janë metodat kryesore në JS:• Prompt. Një nga mundësitë për të futur të dhëna në program është metoda prompt e objektit Window.• Alert. Një nga mundësitë për të afishuar të dhënat në ekran është metoda Alert e objektit Window. Figura 4 jep një shembull të përdorimit të funksioneve Prompt e Alert dhe të përdorimit të ndryshoreve. Fig. 41. Krijo një skedar të ri në html dhe shkruaj kodin në JavaScript që shfaqet në ekran “Punë të mbarë me JavaScript”. Shiko me vëmendje se çfarë afishohet në ekran nga browser-i.2. Cilat janë arsyet e përdorimit të JS?3. Ku vendosen kodet e JS? Cilët e bëjnë interpretimin e tyre?4. Krijo një skedar dhe shkruaj kodin e figurës 5.Sa është vlera e b-së e afishuar në ekran?5. Kodi i figurës 6 duhet të afishojë vlerën më të madhe midis tri vlerave. Por ai ka një gabim. Gjeje atë dhe ekzekuto kodin.Fig. 6Fig. 597

