Page 10 - Demo
P. 10
+ÂJPAI=PEG=&ġ%=LÂOEN=JÂPN=FPEIEJCFAKCN=łGN=FKJ=H81. Evidentoni përmes shembujve llojet e rajoneve.2. Argumentoni rëndësinë e trajtimit rajonal të territorit.3. Identifikoni disa nga kriteret kryesore ku mbështetet rajonizimi gjeografik.Radha juajNjë rajon i tillë është edhe ai gjeografik, i formuar nga rajonizimi i një hapësire të caktuar në bazë të tërësisë së veçorive fizike dhe atyre humane të saj (shih hartën e figurës 4). Për rajonizimin e një hapësire nevojitet përcaktimi i kritereve mbi të cilat do të kryhet ky proces. Nëse qëllimi i rajonizimit të një hapësire të caktuar është formimi i një rajoni fizik, kriteret mbi të cilat do të mbështetet ky proces janë: vazhdimësia territoriale brenda tij, ngjashmëritë e elementeve klimatike, të botës së gjallë, të ndërtimit gjeologjik të truallit etj. Ndërkohë, për formimin e një rajoni human, kriteret bazë të rajonizimit janë: ngjashmëritë midis vendeve në shpërndarjen e burimeve njerëzore, në përvojat historike dhe traditat kulturore; kohezioni social e ekonomik, perspektiva e njëjtë ose e përafërt e zhvillimit të tyre etj.Rajoni i Amerikës VerioreRajoni i Amerikës së Mesme Rajoni i Amerikës JugoreRajoni i EvropësRajoni i Afrikës NënsaharianeRajoni i RusisëRajoni i Azisë Jugore Rajoni i Azisë Juglindore Rajoni i Australisë dhe i OqeanisëRajoni i Afrikës Veriore/Azisë JugperëndimoreRajoni i Azisë LindoreHarta paraqet rajonet gjeografike të botës.4

