Page 100 - Demo
P. 100


                                    Nëntematika IV: Popullsia dhe ekonomia e Republikës së Shqipërisë98Aspekte nga disa degë të industrisë në Shqipëri Pamje nga një stabiliment sharre, Pukëprania e kullotave e livadheve. Vendi ynë dallohet për mbarështimin e bagëtisë së imët, shpendëve, gjedhit (kryesisht në zonat fushore dhe në fushëgropa), derrit (në Kurbin, Mirditë e Myzeqe) dhe të njëthundrakëve, kryesisht në zonat kodrinore-malore. Ekonomia pyjore mbështetet në sipërfaqet pyjore të vendit, të cilat gjenden kryesisht në zonat malore, ku bëhet përpunimi i lëndës drusore për ndërtim dhe për ngrohje.Peshkimi është i përqendruar në zonat bregdetare dhe në ato bregliqenore, ndërsa bletaria është një ekonomi tradicionale, e zhvilluar në terrene kodrinore dhe në livadhe. Sektori i dytë i ekonomisëIndustria nxjerrëse dhe përpunuese e mineraleve mbështetet në rezervat e mëdha minerare të nëntokës shqiptare, si ato të naftës, gazit natyror, kromit dhe bakrit. Vendi ynë është i pasur edhe me rezerva mineralesh të tjera, por për shkak të mungesës së investimeve në teknologjinë e minierave, shumë prej tyre nuk shfrytëzohen. Vendburimet kryesore të naftës janë Kuçova, zona e Patos-Marinzës dhe Mallakastra, ndërsa përpunimi i saj bëhet në Ballsh dhe në Fier. Bitumi nxirret dhe përpunohet në Selenicë të Vlorës dhe një pjesë e e tij përdoret për eksport. Për nxjerrjen e kromit dallohen zonat e Bulqizës, Batrës, Tërnovës (në Martanesh), Klosit, Kalimashit (në Kukës), Hasit dhe Kamit (Tropojë), ndërsa për nxjerrjen e bakrit, Mirdita dhe Puka. Energjetika është një degë e rëndësishme e ekonomisë dhe mbështetet në shfrytëzimin e rezervave hidrike nëpërmjet HEC-eve të Drinit, Matit dhe Bistricës. Industria e lehtë dhe ajo ushqimore mbështeten kryesisht mbi traditën dhe përfaqësohen nga sipërmarrje të vogla e të mesme. Industria e lehtë përfaqësohet më së shumti me sipërmarrjet fasone (të prodhimit të veshmbathjeve) dhe është e përqendruar në Tiranë, Shkodër, Durrës, Fier, Vlorë, Berat, Korçë dhe Gjirokastër.Industria ushqimore përfaqësohet me fabrikat e prodhimit të vajit ushqimor në Tiranë, Fier dhe Berat; me fabrikat e prodhimit të vajit të ullirit në Vlorë, Mallakastër dhe Berat; me sipërmarrjet e vogla dhe të mesme të përpunimit të produkteve blegtorale në Tiranë, Lushnjë, Fier, Berat, Shkodër, Korçë etj.; me fabrikat e prodhimit e të paketimit të miellit në Tiranë dhe në Fier; me fabrikat e prodhimit të pijeve alkoolike në Tiranë, Lezhë, Berat, Vlorë, Fier, Korçë, Librazhd dhe Përmet; me fabrikat e prodhimit të pijeve joalkoolike dhe të ambalazhimit të ujit, të cilat janë përqendruar kryesisht në Tiranë, Vlorë, Gjirokastër, Përmet, Skrapar etj.Industrinë TiranMallakaprodumem43
                                
   94   95   96   97   98   99   100   101   102   103   104