Page 101 - Demo
P. 101


                                    Nëntematika IV: Popullsia dhe ekonomia e Republikës së Shqipërisë99Ndërtimtaria është një degë e ekonomisë, e zhvilluar shumë vitet e fundit, e cila punëson një pjesë të konsiderueshme të fuqisë punëtore. Ajo përfaqësohet me fabrikat e prodhimit të çimentos në Fushë-Krujë, Elbasan dhe Vlorë; me linjat e prodhimit të betonit, të parafabrikateve dhe të materialeve inerte në Tiranë, Durrës, Vlorë, Shkodër, Kurbin, Fier, Elbasan etj.; me fabrikat e prodhimit të tullave e të tjegullave në Tiranë, Lushnjë, Korçë, Këlcyrë etj.; me linjat e prodhimit të gëlqeres, gurit për ndërtim dhe atij dekorativ në Tiranë, Berat, Skrapar, Krujë etj. Industria metalurgjike dhe ajo mekanike përfaqësohet me uzinat e shkrirjes e të prodhimit të hekurit për ndërtim në Elbasan; me uzinën e pasurimit të kromit në Elbasan; me uzinat mekanike të industrisë nxjerrëse të naftës në Kuçovë e Patos, si dhe me disa fabrika të vogla të prodhimit të tubave e të përpunimit të aluminit në Tiranë, Durrës, Lushnjë, Fier etj.  Sektori i tretë i ekonomisëTurizmi zë një vend të rëndësishëm në ekonominë e Shqipërisë. Degët e tij kryesore janë: turizmi blu (përgjatë gjithë vijës bregdetare: Velipojë, Durrës, Vlorë, Sarandë etj., dhe në zonat bregliqenore, si Pogradeci); turizmi i bardhë (në Theth, Dardhë, Voskopojë, Tomor, Razmë, Valbonë, Dajt, Qafë-Shtamë etj.); turizmi kulturor (në qytetet muzeale e historike, si Berati, Gjirokastra, Shkodra, Lezha, Kruja etj.; në qendrat e trashëgimisë kulturore të vendit, si Butrinti, Apolonia, Durrësi, Bylisi etj., si dhe pranë objekteve të kultit, shpellave karstike etj.). Transporti është një ndër degët e ekonomisë që përthithin më shumë investime. Ndonëse në Shqipëri janë të zhvilluara të gjitha degët e transportit, peshën më të madhe të lëvizjes së mallrave dhe të njerëzve e mban ai automobilistik, më pas transporti detar dhe ai ajror. Transporti automobilistik është i shpërndarë në të gjithë hapësirën e vendit, ku rrjeti më i zhvilluar automobilistik shtrihet kryesisht në Ultësirën Perëndimore (me autostradën Tiranë-Durrës-Lushnjë-Fier-Vlorë) dhe përgjatë luginave të Shkumbinit, Fanit, Drinosit, Vjosës etj. Një rëndësi të madhe infrastrukturore dhe strategjike ka Rruga e Kombit, e cila mundëson lidhjen midis hapësirës shqiptare dhe më gjerë. Rrjeti i transportit hekurudhor, i cili përdoret kryesisht për transportin e mallrave brenda vendit, është i amortizuar dhe ka nevojë për investime. Stacioni hekurudhor i Bajzës mundëson lidhjen e rrjetit hekurudhor të Shqipërisë me atë të Malit të Zi. Transporti detar përfaqësohet me portet e Shëngjinit, Durrësit, Vlorës dhe Sarandës, ku ai i Durrësit ka kapacitetet më të larta të transportit të udhëtarëve e të mallrave, si dhe të përpunimit të tyre. Transporti ajror kryhet nëpërmjet aeroportit “Nënë Tereza”, i cili gjendet në Tiranë. Telekomunikimi realizohet përmes telefonisë fikse dhe asaj mobile (të lëvizshme), për të cilën janë bërë investime të mëdha. Një përhapje dhe përdorim të gjerë ka marrë edhe interneti. Aspekte nga zhvillimi i sektorit 5 të tretë në Shqipëri 
                                
   95   96   97   98   99   100   101   102   103   104   105