Page 102 - Demo
P. 102
Nëntematika IV: Popullsia dhe ekonomia e Republikës së Shqipërisë1001. Analizoni ndikimin e pozitës gjeografike dhe të kushteve natyrore të vendit, në zhvillimin e secilit prej sektorëve të ekonomisë shqiptare.2. Analizoni zhvillimin e sotëm të tre sektorëve kryesorë të ekonomisë së Republikës së Shqipërisë, duke evidentuar peshën që zë secila prej degëve të tyre.Radha juajShërbimet dhe tregtia kanë njohur një zhvillim të madh kohët e fundit dhe dallohen për numrin e lartë të të punësuarve. Shërbimet dallohen gjithashtu për përmirësimin e ndjeshëm të cilësisë dhe për përqendrimin e tyre kryesisht në qendra qarqesh, në qytetet e mëdha, në zonat bregdetare e bregliqenore, në qendrat muzeale dhe në porte. Qendra të mëdha tregtare që kanë krijuar një traditë në tregtinë me pakicë janë: Tirana, Durrësi, Vlora, Fieri, Shkodra etj. Ndërkohë, në raportin midis eksportit dhe importit vijon të mbizotërojë ky i fundit, kryesisht me Italinë, Greqinë etj. Disa nga mallrat e eksportit janë: kromi, produktet e fasonerisë, bostani, prodhimet e detit, pijet e ndryshme, frutat dhe perimet, ndërsa ato që importohen janë: drithëra, karburante, makineri e pajisje, veshje, kafe, cigare etj. Artizanati bazohet në prodhimin e artikujve të traditës dhe është i zhvilluar kryesisht pranë zonave turistike, ndër të cilat dallohen: Kruja, Berati dhe Gjirokastra. Ai përfaqësohet nga zejet tradicionale shqiptare, si: punimet e veshjeve popullore, sixhadeve, drurit, qeramikës, filigranit, argjendarisë, suvenireve etj. Perspektiva e zhvillimitPerspektiva e zhvillimit ekonomik të Shqipërisë është e lidhur me krijimin e standardeve ekonomike dhe ligjore për integrimin evropian, si dhe me zbatimin e suksesshëm të strategjive të përbashkëta të zhvillimit kombëtar dhe rajonal. Sektorët më të qëndrueshëm dhe më me prioritet janë energjetika, turizmi, shërbimet dhe ekonomia bujqësore, të cilët mbështeten në potencialet natyrore e humane dhe në investimet vendase e të huaja. suvenireve etj. PerspePerspe limin6 Tre prej sektorëve ekonomikë më me prioritet për të ardhmen

