Page 103 - Demo
P. 103


                                    Kontrollo kompetencatKontrollo kompetencatPërsëritje ollo kompetenca10121 Diskutoni mbi pyetjet e mëposhtme:a) Cilat janë disa nga veçoritë kryesore të popullimit të hershëm në Shqipëri?b) Si paraqitet dinamika e popullsisë në vendin tonë gjatë periudhave të ndryshme?c) Cilat janë veçoritë e vendbanimeve të hershme shqiptare?d) Si kanë evoluar llojet e vendbanimeve shqiptare gjatë shekujve?e) Cilat janë veçoritë kryesore të ekonomisë së Shqipërisë: i. deri në përfundim të Luftës së Dytë Botërore;ii. gjatë viteve 1945-1990;iii. gjatë periudhës post-komuniste?f) Cilat janë potencialet natyrore të vendit tonë, që favorizojnë zhvillimin ekonomik të tij?g) A ndikojnë potencialet humane në zhvillimin ekonomik të vendit? Pse?2 Përshkruani si ka ndryshuar numri i popullsisë në Shqipëri pas vitit 1990 dhe përcaktonifaktorët që kanë ndikuar. Sill shembuj ilustrues.3 Analizoni: a) shpërndarjen e popullsisë në Shqipëri; b) faktorët që kanë ndikuar në këtë shpërndarje; c) strukturën e popullsisë në Shqipëri.4 Shpjegoni si ndikon mbizotërimi i grupmoshës së re në numrin e përgjithshëm të popullsisë në Shqipëri. 5 Analizoni lëvizjet migratore në Shqipëri gjatë periudhave të ndryshme dhe faktorët që kanë ndikuar në to.6 Plotësoni tabelën e mëposhtme. Periudhat kryesore të emigracionit shqiptarShkaqet e emigracionit Pasojat e emigracionit pas vitit ‘907 Evidentoni llojet e qyteteve dhe të fshatrave në Shqipëri.8 Analizoni peshën që kanë kushtet natyrore dhe faktorët historiko-shoqërorë në zhvillimin ekonomik të vendit.9 Analizoni zhvillimin e sotëm të tre sektorëve kryesorë të ekonomisë shqiptare, duke evidentuar peshën që zë secila prej degëve të tyre.10 Vlerësoni rolin e pozitës gjeografike dhe të kushteve natyrore të vendit tonë në zhvillimin e tre sektorëve kryesorë të ekonomisë.11 Diskutoni mbi: a) dinamikën e popullsisë në vendbanimin tuaj, gjatë periudhave të ndryshme dhe faktorët që kanë ndikuar; b) veçoritë e strukturës së popullsisë dhe të shpërndarjes së saj në zonën ku banoni; c) ndikimin e emigracionit në dinamikën e popullsisë dhe të ekonomisë së vendbanimit tuaj.Popullsia dhe ekonomia e Republikës së Shqipërisë
                                
   97   98   99   100   101   102   103   104   105   106   107