Page 104 - Demo
P. 104


                                    102PROJEKT 1 (ORA E DYTË)Tema: Trashëgimia e pasur natyrore, humane dhe kulturore e Shqipërisë. Zhvillimi ekonomik i saj dhe perspektiva e integrimit evropianRezultatet e të nxënitNë përfundim të këtij projekti, nxënësi/ja: x analizon pozitën gjeografike të Republikës së Shqipërisë, kushtet natyrore të saj dhe rolin e tyre në zhvillimin ekonomik;x evidenton site-t kryesore të trashëgimisë natyrore të vendit tonë dhe hulumton në burime të ndryshme mbi zonat e mbrojtura, pasuritë natyrore dhe ndikimin e tyre në zhvillimin e turizmit;x identifikon faktorët kryesorë dhe pasojat e problemeve të mjedisit në Shqipëri;x vlerëson ndikimin e veprimtarisë njerëzore në ndryshimin e peizazheve dhe parashikon rrugët e menaxhimit efektiv të tyre;x interpreton ecurinë e zhvillimit të popullsisë dhe të vendbanimeve në Shqipëri;x analizon zhvillimin ekonomik të Shqipërisë dhe rolin e sektorëve të saj në perspektivën ekonomike të vendit;x vlerëson problemet e sotme dhe perspektivën e zhvillimit ekonomik të Shqipërisë, në kuadër të integrimit rajonal dhe evropian;x vlerëson dhe respekton pikëpamjet e të tjerëve (përpjekjet personale dhe ato në grup);x tregon integritet në aksesimin dhe përdorimin etik të informacionit;x është krijues/e, shfaq ide të reja dhe komunikon lirshëm mendimet e tij/saj;x tregon objektivitet në kryerjen e detyrave, në diskutime dhe në debate.Burimet kryesore të informacionit: teksti mësimor i Gjeografisë 11, kllastera dhe materiale të hulumtuara e të grumbulluara gjatë zhvillimit të temave mësimore; biseda me më të rriturit e familjes; informacione të siguruara nga interneti, INSTAT-i apo nga OJF të ndryshme; të dhëna zyrtare nga Ministria e Financave, pushteti vendor, si dhe nga anketimet në zonën e banimit; vëzhgime të nxënësve në terren, guida të ndryshme turistike, enciklopedi, libra dhe revista me kuriozitete, shtypi dhe programe televizive. Metodologjia që do të përdoret:punë në grupe, hulumtim, diskutim, analizë, prezantim, shkëmbim opinionesh, anketa dhe vëzhgime në terren.Mjetet që do të përdoren deri në realizimin e projektit: teksti mësimor i Gjeografisë 11, materiale të printuara (materiale të hulumtuara dhe të grumbulluara), materiale të siguruara nga pushteti vendor dhe nga shtypi, kompjuter, videoprojektor, fletë-anketa, tabelë prezantimi, shënjues, fletëpalosje, postera, fotografi, skica/vizatime, makete të ndërtuara nga nxënësit etj. Çështjet që do të trajtohen gjatë realizimit të projektit Shënim. Për udhëzimet mbi realizimin e projektit, referojuni rubrikës përkatëse, të paraqitur në orën e parë të tij.Përshkrim përmbledhës i veprimtarive kryesore që do të zhvillohen gjatë orës së dytë të projektitx Prezantimi i punës së secilit grup, i cili mund të bëhet në mënyrë elektronike (me PowerPoint apo me forma të tjera) ose me anë të posterave, skemave, tabakëve, maketeve, etj., sipas vendimmarrjes së grupit.x Dorëzimi i produktit të printuar.x Diskutimi në klasë mbi përfundimet e arritura.x Vlerësimi i nxënësve nga mësuesi/ja.x Shpërndarja në klasë (më pas edhe te bashkëmoshatarët dhe komuniteti) e posterave/fletëpalosjeve të përgatitura.
                                
   98   99   100   101   102   103   104   105   106   107   108