Page 107 - Demo
P. 107


                                    +ÂJPAI=PEG=3ġ/=FKJAPCFAKCN=łGAPÂ/ALQ>HEGÂOOÂ0DMELÂNEOÂ105Klima Dalja e gjerë në Detin Adriatik përcakton në këtë rajon mbizotërimin e klimës së butë mesdhetare, ndërsa lartësia e vogël mbi nivelin e detit, lejon depërtimin e masave ajrore detare në brendësi të vendit. Rajoni Perëndimor dallon për klimën tipike mesdhetare, me verë të nxehtë e të thatë dhe dimër të butë e të lagësht, si rezultat i ndikimit të masave ajrore të Adriatikut. Kohëzgjatja vjetore e diellzimit luhatet nga 2442 orë (në Shkodër) në 2840 orë (në Fier). Erërat karakteristike që fryjnë në këtë rajon, janë: puhia detare, murrlani (në pjesën veriore të tij) dhe erërat e ngrohta e të lagështa, që fryjnë nga jugperëndimi e perëndimi. Temperatura mesatare vjetore luhatet nga 14,80C (në Shkodër) në 16,50C (në Vlorë). Sasia më e madhe e reshjeve regjistrohet në Ultësirën e Shkodrës (1500-2000 mm në vit). Në këtë rajon, reshjet e borës janë një dukuri e rrallë.HidrografiaRajoni ka një hidrografi mjaft të pasur, e cila përfaqësohet me rrjedhat e poshtme të lumenjve më të mëdhenj të vendit (Drinit, Matit, Ishmit, Erzenit, Shkumbinit, Semanit dhe Vjosës); me lumenjtë që rrjedhin tërësisht apo pjesërisht brenda rajonit (Buna, Kiri, Gjadri, Droja, Gjanica etj.); me liqene (ai i Shkodrës dhe liqenet e Dumresë) e laguna (ajo e Kune-Vainit, e Patokut, e Karavastasë, e Nartës); me ujëra nëntokësore arteziane dhe me një numër të vogël burimesh. 1. Përcaktoni në hartë pozitën gjeografike të Rajonit Perëndimor dhe vlerësoni rolin e saj.2. Analizoni kushtet natyrore të Rajonit Perëndimor.3. Përshkruani përmes shembujve, veçoritë natyrore të një ose disa vendeve që i përkasin këtij rajoni.Radha juajTokatTokat më të përhapura janë ato të hirta kafe dhe përveç tyre, në pjesë të ndryshme të rajonit gjenden tokat e hirta kafe livadhore, aluvionale, moçalore dhe të kripura. Bota e gjallëRajoni Perëndimor është rajoni me sipërfaqen më të vogël të bimësisë natyrore, për shkak të zëvendësimit të saj me bimësi të kultivuar. Megjithatë, flora natyrore përfaqësohet me disa masive pyjore, si: pylli halor i Divjakës, pylli me dushqe i Rodonit dhe ai i Ardenicës, si dhe pyjet e përziera të Kunes. Për sa i përket faunës, ajo është e kufizuar në lloje; ndeshen kryesisht shpendët ujorë (rosat, patat e egra, pelikani kaçurrel) dhe shpendët e tokës (fazani, thëllëza e fushës, shkurta etj.), ndërsa nga kafshët: ujku, çakalli dhe dhelpra.oshtmembinit,brenda dhe ë, e h. ryshme Pamje nga Laguna e NartësPisha e Divjakës Pamje nga zona ku lumi Drin bashkohet me lumin Bunë.53 4
                                
   101   102   103   104   105   106   107   108   109   110   111