Page 108 - Demo
P. 108


                                    1065.2 1MsVLWsSsUEsUsVHWs5DMRQLW3HUsQGLPRURajoni Perëndimor përbëhet nga dy njësi të mëdha: Ultësira e Shkodrës dhe fushat e kodrat midis Lezhës e Vlorës.  Ultësira e ShkodrësUltësira e Shkodrës është formuar nga lëvizje tektonike fundosëse. Ajo përbëhet nga Ultësira e Mbishkodrës dhe ajo e Nënshkodrës. Ultësira e Mbishkodrës, e cila përbën pjesën veriore të Ultësirës së Shkodrës, shtrihet në trajtën e një brezi të ngushtë midis bregut lindor të Liqenit të Shkodrës dhe Alpeve Shqiptare. Formimi dhe evolucioni i kësaj ultësire lidhet me fundosjen tektoniko-karstike të Liqenit të Shkodrës dhe me grumbullimin e mëvonshëm të sedimenteve në të. Fusha përbëhet nga tabani gëlqeror, mbi të cilin janë vendosur zhavorre, argjila dhe depozitime liqenore. Me praninë e gëlqerorëve lidhet edhe zhvillimi i dukurive karstike, varfëria e ujërave sipërfaqësore dhe prania e ujërave nëntokësore në këtë hapësirë. Ultësira e Mbishkodrës përbëhet nga disa fusha, siç janë: fusha e Shtoit, ajo e Gruemirë-Grizhës, e Koplikut etj. Midis fushave shtrihen edhe disa kodra me bimësi të varfër.Ultësira e Nënshkodrës është njësia më e madhe e Ultësirës së Shkodrës. Ajo përbëhet prej gëlqerorëve e terrigjenëve dhe përshkohet nga lumenjtë Drin dhe Buna. Në përbërje të saj përfshihen fushat e Bregut të Bunës, fushat e Bregut të Drinit, fusha e Anës së Malit, e Trushit, e Velipojës, e Zadrimës dhe fusha e Kakariqit. Në pjesën jugperëndimore të saj lartësohen vargu i kodrave të Rencit dhe të Kakariqit. Fushat dhe kodrat midis Lezhës e VlorësKjo njësi e Rajonit Perëndimor përbëhet nga disa nënnjësi, të cilat janë: fushat dhe kodrat midis Lezhës, Durrësit e Tiranës; fusha e Myzeqesë; fusha e Elbasanit; zona kodrinore midis Erzenit të Mesëm dhe Shkumbinit të Mesëm; pllaja e Dumre-Darsisë, kodrat e Sulovës dhe kodrat e Mallakastrës. Fushat dhe kodrat midis Lezhës, Durrësit e Tiranës. Kjo nënnjësi fillon nga Shëngjini në veri deri në luginën e Erzenit në jug dhe përbëhet nga gëlqerorë e terrigjenë. Në përbërje të saj hyjnë: fusha e Lezhës, ajo e Tiranës dhe fusha e Durrësit, si dhe një numër kodrash e vargjesh kodrinore, ku dallon vargu kodrinor Kepi i Rodonit-Vorë-Erzen. Fusha e Myzeqesë është fusha më e madhe dhe më pjellore e vendit tonë. Ajo përbëhet nga: fusha e Kavajës (që shtrihet midis bregut jugor të Gjirit të Durrësit dhe Shkumbinit të Poshtëm); Myzeqeja e Madhe (shtrihet midis Shkumbinit të Poshtëm dhe Semanit të Poshtëm); Myzeqeja e Vogël (shtrihet midis Semanit të Poshtëm dhe Vjosës së Poshtme) dhe Myzeqeja e Vlorës (nga Vjosa e Poshtme deri në Vlorë). Në monotoninë e fushës së Myzeqesë dallohen kodrat e Kryevidhit, të Divjakës, Ardenicës, Frakullës etj. Diskutojmë rreth: veçorive të njësive përbërëse të Rajonit Perëndimor. 1Pamje nga fusha e MyzeqesëPamje nga Fusha e Zadrimës 12
                                
   102   103   104   105   106   107   108   109   110   111   112