Page 109 - Demo
P. 109


                                    +ÂJPAI=PEG=3ġ/=FKJAPCFAKCN=łGAPÂ/ALQ>HEGÂOOÂ0DMELÂNEOÂ107Fusha e Elbasanit gjendet në rrjedhën e mesme të Shkumbinit, e rrethuar nga kodrat e Kërrabës dhe të Sulovës. Ajo ka toka pjellore dhe është formuar në një fundosje tektonike përgjatë thyerjes tektonike tërthore LushnjëElbasan-Dibër. Zona kodrinore e Kërrabës midis Erzenit të Mesëm dheShkumbinit të Mesëm përbëhet kryesisht nga shkëmbinj terrigjenë e gëlqerorë dhe ka një reliev të copëtuar prej degëve të Erzenit dhe Shkumbinit. Pllaja Dumre-Darsi përfshin kodrat e Darsisë dhe pllajën karstike të Dumresë. Darsia ka në përbërje të saj shkëmbinj terrigjenë, ndërsa Dumreja përbëhet nga gipse. Lartësinë më të madhe, kjo nënnjësi e arrin në Pllajën e Dumresë (450 m), në territorin e së cilës ndodhet edhe një numër i madh liqenesh karstike. Kodrat e Sulovës përbëhen nga terrigjenë e gëlqerorë dhe kanë reliev të çrregullt, të copëtuar nga disa përrenj. Kodrat e Mallakastrës janë grumbulli kodrinor më i madh i rajonit dhe i gjithë vendit tonë. Shumica e këtyre kodrave arrin në lartësitë 300-700 m dhe vetëm një pjesë e vogël e tyre shkon mbi lartësinë 700 m (lartësinë më të madhe e arrijnë në Shpirag, Molisht e Plashnik). Ky grumbull kodrinor është i përbërë kryesisht nga terrigjenët, si dhe nga gëlqerorët (në lartësitë më të mëdha të tij). Relievi është i copëtuar prej përrenjve të shumtë. 1. Plotësoni në hartën skicë njësitë përbërëse të Rajonit Perëndimor.2. Plotësoni tabelën e mëposhtme. Nënnjësitë e Rajonit Perëndimor Përbëhet dhe ka si veçoria. .........Radha juaj4 Pamje nga kodrat e Mallakastrës3 Pamje nga pllaja e Darsisë107i gjithë vetëm adhe e përbërë të tij). lakastrës
                                
   103   104   105   106   107   108   109   110   111   112   113