Page 11 - Demo
P. 11
9Diskutojmë rreth: 1.2 Ndërvarësia rajonale Ndërvarësia rajonale, një domosdoshmëri objektiveShkëmbimet e shumta kulturore dhe ndërveprimi ekonomik ndërmjet vendeve e bëjnë hapësirën ku jetojmë, një sistem përherë e më të globalizuar. Në të njëjtën kohë, problematikat sociale dhe mjedisore që ndeshen në shtete të ndryshme, ndikojnë jo pak edhe në vende të tjera, pavarësisht vendndodhjes së tyre gjeografike. Kështu, rënia e standardit të jetesës, rritja e migracionit, shkeljet e të drejtave të njeriut, shfrytëzimi i grupeve të dobëta shoqërore, ksenofobia dhe konfliktet etnike e fetare janë disa nga problematikat sociale që kanë thelluar përherë e më shumë hendekun ndërmjet vendeve të zhvilluara dhe atyre në zhvillim. Krahas tyre, problemet mjedisore si: efekti serrë, ndryshimet klimatike, ndotja dhe shterimi i burimeve natyrore (shih hartat e figurës 1), i kanë kapërcyer kufijtë shtetërorë dhe rajonalë, çka kërkon bashkëpunimin mes të gjitha vendeve apo rajoneve për gjetjen e rrugëve të duhura për zgjidhjen e tyre. Hartat paraqesin nivelin e furnizimit me ujë të vendeve në botë përgjatë 25 viteve të fundit. rëndësisë së ndërveprimit rajonal në botë/në Evropë;rëndësisë së zhvillimit rajonal të vendit tonë si një nga kriteret kryesore për integrimin e tij në BE.viti 1980viti 2000viti 2015LEGJENDË(1000 m3/për frymë në vit) Më shumë se 20 (nivel shumë i lartë) 10 - 20 (nivel i lartë) 5 - 10 (nivel mesatar) 2 - 5 (nivel i ulët) 1 - 2 (nivel shumë i ulët) Më pak se 1 (prag emergjence) Nuk ka të dhëna1

