Page 110 - Demo
P. 110


                                    1085.3 Popullimi në Rajonin PerëndimorPopullimi i hershëm i rajonitGjurmët e para të popullimit të Rajonit Perëndimor i përkasin paleolitit të mesëm. Veglat prej stralli që janë zbuluar në stacionet si ai i Kryegjatës pranë Apollonisë (Fier), i Gajtanit (Shkodër) etj., vërtetojnë popullimin e hershëm të këtij rajoni. Ndër shekuj ai është populluar në të gjithë sipërfaqen e tij dhe është karakterizuar gjithmonë nga rritja e numrit të popullsisë. Rritja e vazhdueshme e popullsisë ka sjellë krijimin dhe shtimin e shumë vendbanimeve (urbane dhe rurale). Këtë e dëshmojnë zbulimet dhe gjetjet neolitike të Rrëzës së Dajtit, të zonës së Cakranit (Fier) e të Velçës (Vlorë); varrezat tumulare të epokës së bronzit në Pazhok (Elbasan), në Divjakë (Lushnjë), në Patos (Fier), në Vajzë e Dukat (Vlorë) etj., si dhe rrënojat e qendrave të vjetra urbane. Rajoni dallohet për praninë e shumë qendrave të hershme urbane, një pjesë e të cilave i përkasin mesit të shek. IV pr.K. Gjatë kësaj periudhe, Rajoni Perëndimor është banuar kryesisht nga fisi ilir i albanëve dhe ai i taulantëve. Në shekujt që pasuan, numri i popullsisë së qendrave urbane si: Bylisi, Lisi, Dyrrahu, Apolonia, Antipatrea, Skodra etj., u rrit vazhdimisht, si pasojë e zgjerimit të aktivitetit të tyre zejtar, tregtar dhe bujqësor.  Shpërndarja gjeografike e popullsisëRritja e numrit të popullsisë së Rajonit Perëndimor nuk ka pasur përherë të njëjtat ritme. Ritmet më të larta, ajo i ka njohur gjatë periudhës 1945-1990 dhe sidomos pas vitit ‘90. Politikat demografike dhe natyra e zhvillimit ekonomiko-social gjatë viteve 1945-1990 ndikuan ndjeshëm në rritjen e numrit të popullsisë. Gjatë kësaj periudhe, politikat nxitëse në favor të rritjes së lindshmërisë dhe ardhjet e planifikuara të punonjësve të kualifikuar në sektorin e shërbimeve, në objektet industriale dhe në aktivitetet tregtare e bujqësore të rajonit, ndikuan në rritjen e numrit të popullsisë së tij. Pas vitit ‘90, Rajoni Perëndimor ka shënuar ritmet më të larta të popullimit të tij, për shkak të numrit të madh të popullsisë së ardhur nga rajonet e tjera të vendit. Ndonëse një pjesë e popullsisë së këtij rajoni ka emigruar jashtë vendit (kryesisht në Itali, Greqi etj.), ardhjet drejt tij nga rajonet e tjera të vendit kanë qenë më të mëdha se largimet, për rrjedhojë, numri i përgjithshëm i popullsisë ka ardhur gjithmonë në rritje. Sot, popullsia e Rajonit Perëndimor përbën rreth 69% të popullsisë së përgjithshme të Republikës së Shqipërisë. Diskutojmë rreth: gjurmëve më të hershme të popullimit të Rajonit Perëndimor; shpërndarjes gjeografike të popullsisë në këtë rajon; shkaqeve dhe pasojave të lëvizjes së popullsisë drejt Rajonit Perëndimor.Pamje nga ApoloniaPamje nga qyteti ilir i Bylisit (në Mallakastër), i themeluar në gjysmën e parë të shek. IV pr.K. 21Faktorët kryesorë që kanë ndikuar në migrimin e popullsisë drejt këtij rajoni pas vitit ‘90, lidhen kryesisht me:a) njohjen e të drejtës së lëvizjes së lirë të individit;b) mbylljen e minierave, fabrikave, uzinave përpunuese dhe të ndërmarrjeve të ndryshme në vendet e origjinës (në rajonet e tjera të vendit);c) mungesën apo mangësitë e infrastrukturës rrugore dhe të shërbimeve arsimore e shëndetësore në vendet e origjinës;d) hapësirat e përshtatshme për jetesë që ofron Rajoni Perëndimor, falë edhe përqendrimit të madh të aktiviteteve ekonomike dhe sociale në të. 
                                
   104   105   106   107   108   109   110   111   112   113   114