Page 111 - Demo
P. 111


                                    +ÂJPAI=PEG=3ġ/=FKJAPCFAKCN=łGAPÂ/ALQ>HEGÂOOÂ0DMELÂNEOÂ1091. Përshkruani veçoritë e popullimit të hershëm të Rajonit Perëndimor. Sillni disa shembuj.2. Analizoni shpërndarjen gjeografike të popullsisë në këtë rajon.3. Shpjegoni pse Rajoni Perëndimor ka njohur vazhdimisht rritje të popullsisë.4. Analizoni shkaqet dhe pasojat e migrimit të popullsisë drejt këtij rajoni.Radha juajDendësia e popullsisë (banorë/km2)Dendësia e popullsisë 500450400350300250200150100500BeratDurrësElbasanFierLezhëShkodërTiranëVlorë7934392164836045465Përqendrimi i madh i banesave në kryeqytet4Me rritjen e numrit të popullsisë, në Rajonin Perëndimor është rritur paralelisht edhe dendësia mesatare e saj. Rajoni dallon në shkallë vendi për dendësinë mesatare më të lartë të popullsisë, e cila shkon në 182,1 banorë/km2 (sipas census-it të vitit 2011).Për shkak të faktorëve të ndryshëm ekonomiko-shoqërorë, demografikë dhe natyrorë, shpërndarja e popullsisë në këtë rajon nuk është e njëjtë (shih grafikun e figurës 3). Përqendrimi më i lartë i saj ndeshet në zonat fushore, bregdetare, në qendrat e mëdha industriale, bujqësore, tregtare e arsimore, ndërsa ai më i ulët, në zonat kodrinore e në ato me aktivitet më të vogël ekonomik. Dendësinë më të madhe të popullsisë e kanë qarku i Tiranës dhe ai i Durrësit, pas së cilëve vijnë qarku i Fierit, ai i Elbasanit dhe qarku i Lezhës (sipas census-it 2011). Vetëm në zonën TiranëDurrës është përqendruar rreth 44% e popullsisë së gjithë Rajonit Perëndimor dhe rreth 36% e popullsisë së përgjithshme të Republikës së Shqipërisë.  Disa nga pasojat e migrimit të popullsisë drejt Rajonit PerëndimorMigrimi i popullsisë gjatë periudhës postkomuniste drejt Rajonit Perëndimor, përveç rritjes së vazhdueshme të numrit të popullsisë, solli një sërë pasojash pozitive dhe negative. Disa prej pasojave pozitive janë:• rritja e grupmoshës së re, e cila përbën një premisë të rëndësishme për vitalitetin dhe fertilitetin e popullsisë së këtij rajoni dhe për rritjen e nivelit të arsimimit e të kualifikimit; • rritja e grupmoshës së punës, e cila shërben si një potencial i madh në favor të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik dhe shoqëror të rajonit;• përfitimi i përvojave të reja dhe shkëmbimi i kulturave midis grupeve të ndryshme të popullsisë. Migrimi i popullsisë drejt Rajonit Perëndimor ka sjellë gjithashtu një sërë pasojash negative, si: • “bum” ndërtimesh, të cilat në shumë raste janë bërë pa respektuar planimetrinë dhe arkitekturën e qendrave urbane të rajonit, duke krijuar kështu zona informale në periferitë e tyre dhe shumë problematika mjedisore;• rritje të papunësisë etj.3 Grafiku paraqet dendësinë e popullsisë në Rajonin Perëndimor, sipas qarqeve.
                                
   105   106   107   108   109   110   111   112   113   114   115