Page 113 - Demo
P. 113


                                    +ÂJPAI=PEG=3ġ/=FKJAPCFAKCN=łGAPÂ/ALQ>HEGÂOOÂ0DMELÂNEOÂ111 Karakteristikat e vendbanimeve Rajoni Perëndimor dallohet nga rajonet e tjera të vendit për numrin më të madh të vendbanimeve urbane dhe për sipërfaqet e mëdha të tyre. Midis vendbanimeve urbane dallohen: Tirana, Durrësi, Shkodra, Elbasani, Vlora, Fieri, Berati, Lezha (si qendra qarku), Kruja, Kavaja, Lushnja, Kuçova, Patosi, Cërriku, Belshi, Vora, Kamza, Shijaku, Rrogozhina, Divjaka, Roskoveci, Peqini e Ura Vajgurore (si bashki), Kopliku, Laçi dhe Ballshi (si qendra të bashkive).Tirana është kryeqyteti i Republikës së Shqipërisë dhe qendra më e madhe ekonomike, administrative, politike, sociale dhe kulturore e saj. Aty ndodhen të gjitha institucionet e rëndësishme të vendit (presidenca, parlamenti, ministritë etj.), si dhe selitë e thuajse të gjitha përfaqësive diplomatike të akredituara në Shqipëri dhe të shumë organizatave ndërkombëtare (Banka Botërore, FMN, OSBE, UNESCO). Në Tiranë ushtrojnë aktivitetet e tyre shumë biznese të mëdha, të mesme e të vogla, vendase dhe të huaja, duke e bërë atë qendrën më të madhe industriale e tregtare në vend. Kryeqyteti përfaqëson gjithashtu qendrën e jetës kulturore e sociale në Shqipëri, për shkak të numrit të madh të muzeve, galerive, restoranteve, bareve dhe qendrave tregtare e argëtuese që ka në hapësirën e tij. Arkitektura e kryeqytetit shqiptar përfaqëson një ndërthurje të elementeve të arkitekturave italiane, orientale dhe të socializmit me elementet dhe simbolikat moderne. Në Tiranë gjenden institucione të rëndësishme të arsimit, si: Universiteti i Tiranës, ai Politeknik, i Mjekësisë, Bujqësor, i Arteve, i Sporteve, si dhe shumë universitete private. Ajo është gjithashtu një qendër e rëndësishme e shërbimeve shëndetësore, të cilat mundësohen nëpërmjet disa qendrave spitalore shtetërore dhe private.Durrësi renditet qyteti i dytë në vend për nga madhësia dhe nga aktivitetet e shumta ekonomike e sociale. Ai dallohet si një qendër e fuqishme tregtare, arsimore, komunikacioni, arkeologjike e turistike, me fluksin më të madh të turistëve që vijnë kryesisht gjatë sezonit veror. Në të gjendet porti më i madh i vendit, qendra drejtuese e sistemit hekurudhor, Universiteti “Aleksandër Moisiu” dhe një sërë qendrash muzeale e kulturore, si Muzeu Arkeologjik, Amfiteatri Antik etj. ti ,dhmë isandëreologjik,Pamje nga qendra e Tiranës ku ndeshen elemente të arkitekturës italiane.Pamje nga bashkia Durrës ku ndërthuren elemente të arkitekturës së hershme me ato moderne.“Bukuroshja e Durrësit”, mozaik i shekullit IV pr.K.456
                                
   107   108   109   110   111   112   113   114   115   116   117