Page 114 - Demo
P. 114
+ÂJPAI=PEG=3ġ/=FKJAPCFAKCN=łGAPÂ/ALQ>HEGÂOOÂ0DMELÂNEOÂ1121. Analizoni strukturën e popullsisë së Rajonit Perëndimor.2. Evidentoni llojet e vendbanimeve të rajonit.3. Hulumtoni dhe përgatitni një detyrë tematike mbi: a) faktorët që kanë ndikuar në rritjen e përqindjes së grupmoshës së re në popullsinë e përgjithshme të Rajonit Perëndimor; b) ndryshimet që kanë pësuar vendbanimet e këtij rajoni pas vitit ‘90.Radha juajDurrësi përfaqëson një pjesë të korridorit VIII panevropian dhe është pikënisja e autostradës Durrës-Kukës-Morinë, që lidh Shqipërinë me Kosovën dhe shtetet e tjera të Evropës Juglindore.Midis vendbanimeve rurale, rajoni ka një numër të madh vendbanimesh fushore,të cilat dallojnë për dendësinë e madhe të popullsisë dhe të banesave. Këto vendbanime përbëhen kryesisht nga banesa një ose disakatëshe, me tarracë ose me çati me tjegulla.Një pjesë e popullsisë së shpërngulur nga fshatrat fushore drejt qyteteve, është zëvendësuar me popullsi të ardhur nga fshatrat kodrinore të rajonit, ose nga zonat rurale të rajoneve të tjera. Në fshatrat kodrinore, për shkak të zvogëlimit të sipërfaqes bujqësore, dendësia e popullsisë dhe hapësira e shtrirjes së vendbanimeve vijnë duke u zvogëluar. Këto fshatra shtrihen kryesisht në kodrat e Kërrabës, të Dumresë, Sulovës, Mallakastrës etj. Pamje nga fshati Synej, KavajëPamje nga autostrada Tiranë-Durrës879 Pamje nga fshati Shkozë, Dumre

