Page 116 - Demo
P. 116


                                    +ÂJPAI=PEG=3ġ/=FKJAPCFAKCN=łGAPÂ/ALQ>HEGÂOOÂ0DMELÂNEOÂ114antik të vendit tonë. Në këtë rajon gjenden disa kala të periudhës ilire dhe të mesjetës, si ajo e Shkodrës, Lezhës, Krujës, Durrësit, Tiranës, Beratit, Elbasanit, Petrelës etj. Për vlera të rëndësishme historike dallojnë një sërë objektesh dhe muzesh, si: vendvarrimi i Skënderbeut në Lezhë, Muzeu Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Krujë, Muzeu Historik Kombëtar në Tiranë, Muzeu i Pavarësisë në Vlorë, Muzeu Arkeologjik në Durrës e Arkivi Shtetëror. Në këtë rajon kalon një pjesë e rrugës “Egnatia” (që zë fill në portin e Durrësit), gjurmët e së cilës përbëjnë një destinacion turistik.Trashëgimia kulturore e rajonit përfaqësohet edhe me disa objekte të rëndësishme, si: Kodikët e Beratit, Mozaiku i Tiranës dhe ai i Durrësit, Fototeka Marubi në Shkodër, objektet e kultit etj.Disa nga objektet historike dhe kulturore të TiranësKalaja e Tiranës është një fortifikim fushor me planimetri drejtkëndore, me pjesën më të gjatë në drejtimin lindje-perëndim. Bazuar në strukturën dhe segmentet e mureve rrethuese, mendohet që ajo të jetë ndërtuar gjatë antikitetit ose në periudhën  bizantine (shek. IV – VI ps.K.). Në vitin 1640, Ahmet pashë Bargjini rindërtoi muret rrethuese të saj, duke i lartësuar ato mbi strukturat e mëparshme të kalasë. Në vitin 1798, kalaja ra në duart e familjes Toptani (nga Kruja). Gjatë kësaj periudhe, ajo u kthye në objektin kryesor të luftës shumëvjeçare midis Toptanasve dhe Bushatllinjve të Shkodrës. Në vitin 1817, kalaja qëndroi e rrethuar për disa muaj. Ky rrethim pati pasoja të rënda jo vetëm për kalanë, por edhe për një pjesë të madhe të qytetit. Më pas, kalaja u rindërtua pjesërisht nga Toptanasit, deri në vitin 1832, kur ajo u shemb nga ushtritë osmane të komanduara nga Mehmet Reshit Pasha (i cili urdhëroi prishjen e të gjitha kalave). Përgjatë shek. XX, kalaja e humbi funksionin e saj mbrojtës dhe pësoi dëmtime të mëdha deri në humbjen e formës dhe të organizimit strukturor të saj.Xhamia e Et’hem Beut është shpallur Monument Kulture, nën mbrojtjen e shtetit. Ajo përfaqëson një objekt me vlera historike, e cila së bashku me Kullën e Sahatit formojnë një kompleks monumental në kryeqytetin shqiptar. Ndërtimi i xhamisë nisi në vitin 1794, nga Mulla Beu, dhe përfundoi më 1821, nga i biri, Et’hem Beu. Ajo dallohet për stilin unik të arkitekturës dhe për zbukurimin me piktura murale sipas traditës orientale.Ura e TabakëveMe lindjen e Tiranës si qendër qytetare më 1614-ën, u vu re një zhvillim i vrullshëm i zejtarisë dhe i tregtisë. E ndodhur në një pozicion të favorshëm gjeografik, në kryqëzimin e rrugëve të rëndësishme tregtare, Tirana tërhoqi vëmendjen e banorëve rreth saj, të cilët vit pas viti rritën popullimin e qytetit. Përveç rrugës “Egnatia” (që kalonte në pjesën perëndimore të Tiranës së sotme), një aks tjetër i rëndësishëm ishte ai që lidhte Tiranën me malësinë e saj, i cili quhej “Rruga e Shëngjergjit” dhe shërbente për lëvizjen e karvanëve me bagëti dhe me prodhime blegtorale të malësive përreth. Një pjesë e banorëve të Tiranës së atëhershme, gjatë tregtisë së tyre me blegtorët, u “specializuan” kryesisht në therjen e bagëtive dhe në përpunimin e lëkurëve. Si rezultat i traditës së krijuar, lagjja e tyre u quajt “Tabakanë”, ndërsa rruga, “Rruga e Tabakëve” (ose e lëkurëregjësve). Në shek. XVIII, edhe ura që lidhte atëkohë dy brigjet e Lanës u quajt “Ura e Tabakëve”. të Shkodrës. Npasoja të pas, ku scspëtë atraditësmurale sipasmëhe e tëgtisë së Pamje nga Ura e TabakëvePamje nga Xhamia e Et’hem Beut 87Muzeu Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Krujë 6
                                
   110   111   112   113   114   115   116   117   118   119   120