Page 117 - Demo
P. 117


                                    +ÂJPAI=PEG=3ġ/=FKJAPCFAKCN=łGAPÂ/ALQ>HEGÂOOÂ0DMELÂNEOÂ1151. Përshkruani veçoritë e trashëgimisë natyrore të Rajonit Perëndimor.2. Evidentoni disa nga zonat e mbrojtura të këtij rajoni.3. Evidentoni veçoritë e trashëgimisë kulturore të Rajonit Perëndimor.4. Hulumtoni dhe përgatitni një detyrë tematike mbi veçoritë e zonave të mbrojtura dhe potencialet turistike të Rajonit Perëndimor. Bazuar në njohuritë tuaja ose në udhëtimet që mund të keni bërë, përgatitni një guidë turistike për këtë rajon ose për ndonjë qytet/zonë të tij.Radha juajDisa nga objektet historike dhe kulturore të BeratitBerati është qytet-muze dhe pjesë e trashëgimisë botërore (që prej viti 2008). Qyteti i origjinës i përket shekujve IV-III para Krishtit (vitet 330-320). Ai ngrihej brenda një kështjelle natyrore (mbi një kodër zotëruese 187 m mbi nivelin e detit) kur banimi ilir u shndërrua në një qytet kështjellë.Qyteti ka tri lagje-muze (Kala, Mangalem dhe Goricë) dhe shumë objekte kulti të shek. XIII, të cilat paraqiten në gjendje të mirë. Lagjet-muze, Mangalemi dhe Gorica, shtrihen përballë njëra-tjetrës, në të dyja anët e lumit Osum, dhe lidhen nëpërmjet Urës së Goricës (një vepër monumentale e ndërtuar në vitin 1780). Në qytetin e Beratit gjenden gjithashtu tri objekte të periudhës bizantine (shek. XIII): Kisha e Shën Vllahernës, Kisha e Shën Triadhës dhe Kisha e Shën Mëhillit. Berati dallohet për morinë e veprave të artit ikonografik (mbi 400 të tilla). Gjatë mesjetës, në kushtet e sundimit osman (1417-1912) janë ndërtuar edhe objekte të kultit islam, ndër të cilat dallojnë: Xhamia e Plumbit (shek. XVI), Xhamia Mbret dhe Teqeja e Halvetijeve, në strukturën e së cilës vihet re një ndërthurje e elementeve të kulturës evropiane me ato aziatike. Berati është një qytet me tradita të çmuara edhe në fushën e arsimit. Në shek. IV, në manastirin e ndërtuar në mjedisin e kalasë, nxënës të besimit ortodoks mësonin të shkruanin ose të kopjonin veprat fetare. Kësaj tradite i përkasin edhe kodikët e shkruar në pergamenë (shek. VI, IX, XI, XIII, XIV dhe XVI), dy prej të cilëve janë gjetur e restauruar plotësisht dhe ruhen në Muzeun Historik Kombëtar. Njëri prej tyre është Kodiku i Purpurt i Beratit(Codex Purpureus Beratimus), i shkruar në shek. VI. Sfondi mbi të cilin janë shkruar germat është në ngjyrë të kuqe të thellë, prej nga ka marrë mbiemrin “i purpurt”. Bazuar në kohën kur është shkruar, ai renditet ndër 4 kodikët më të vjetër në botë. Kodiku tjetër i gjetur është Kodiku i Artë (Codex aureus), një dorëshkrim i shek. IX, që përmban pjesë nga ungjilli, të shkruara me germa të vogla të arta. Vlera të rëndësishme kulturore mbartin edhe punimet e disa ikonografëve, sidomos ato të familjes së njohur të Çetirëve (gjatë shek. XVIII-XIX), si dhe Muzeu Etnografik, ku ruhen mbi 1000 objekte, të cilat dëshmojnë trashëgiminë e pasur kulturore të Beratit.(Codex Pujanë smaaVikshekobjekte,Pamje nga Ura e Goricës, BeratPamje nga Kodikët e Beratit91110 Pamje nga Kisha e Kuqe, në kalanë e Beratit
                                
   111   112   113   114   115   116   117   118   119   120   121