Page 118 - Demo
P. 118


                                    1165.6 (NRQRPLDEXMTsVRUHQs5DMRQLQ3HUsQGLPRU Faktorët që ndikojnë në zhvillimin e ekonomisë bujqësoreDalja e gjerë në det, klima mesdhetare, relievi kryesisht fushor, hidrografia e pasur, tokat pjellore, mbizotërimi i grupmoshës së re në numrin e përgjithshëm të popullsisë, janë faktorë të rëndësishëm për zhvillimin e ekonomisë bujqësore të Rajonit Perëndimor. Kjo ka bërë që ai të dallohet nga rajonet e tjera për pjesën e madhe të prodhimit bujqësor e blegtoral që jep në shkallë vendi. Për vite me radhë, pavarësisht etapave dhe veçorive të zhvillimit historiko-shoqëror dhe politikave ekonomike, ekonomia bujqësore ka pasur peshën kryesore në ekonominë e këtij rajoni.  BujqësiaBujqësia ka luajtur rolin kryesor në ekonominë bujqësore të rajonit. Ndër vite, ai është dalluar për kultivimin e pothuajse të gjitha llojeve të kulturave bujqësore (drithëra, perime, bimë industriale, fruta, foragjere etj.), pavarësisht se mbjellja e sipërfaqeve me to është kushtëzuar nga politikat ekonomike dhe nga nevojat e tregut.Deri në vitin 1945, bujqësia në këtë rajon ishte ekstensive, e përqendruar vetëm në disa sipërfaqe të tij, pasi në atë periudhë, një pjesë e sipërfaqes së rajonit ishte e kënetëzuar, tokat në rrjedhat e poshtme të lumenjve përmbyteshin vazhdimisht, mungonin sistemet e kullimit e të ujitjes, si dhe mekanika bujqësore e plehrat kimike. Kulturat që mbilleshin më tepër ishin drithërat (sidomos misri), perimet dhe duhani.Gjatë viteve 1945-1990, si rezultat i politikave ekonomike të ndjekura, sipërfaqja e tokës bujqësore u rrit pothuajse në të gjithë rajonin, duke e kthyer atë në një prodhues bujqësor mjaft të rëndësishëm në shkallë vendi. Kjo periudhë u karakterizua nga tharja e kënetave, mekanizimi i bujqësisë, përdorimi i plehrave kimike, ndërtimi i sistemeve të kullimit dhe të drenazhimit të tokave etj. Kulturat bujqësore, që zinin sipërfaqen më të madhe gjatë këtyre viteve, ishin drithërat e bukës (gruri dhe misri) dhe bimët industriale (luledielli, pambuk, duhan e sojë). Krahas tyre, në sipërfaqe më të vogla kultivoheshin edhe perimet, foragjeret, frutat, vreshtat dhe ullinjtë. Pas vitit ‘90, privatizimi i tokës bujqësore (dikur pjesë e kooperativës) u krijoi mundësi fermerëve të rajonit të investonin dhe Diskutojmë rreth: faktorëve që ndikojnë në zhvillimin e ekonomisë bujqësore në Rajonin Perëndimor;produkteve kryesore bujqësore e blegtorale, për të cilat dallohet rajoni. e tokës bujqësorprodhues bukarakteplehtëgfPakooMomente nga puna për tharjen e kënetës së fushës së Durrësit 1Ullishte në zonën e Mallakastrës 2 3 Sipërfaqe me vreshta nga zona e VlorësFjalorbujqësi ekstensive - bujqësi që zhvillohet kryesisht duke zgjeruar sipërfaqen e tokave të punueshme, pa bërë përpjekje për ripërtëritjen dhe shtimin e fuqisë prodhuese të tyre.
                                
   112   113   114   115   116   117   118   119   120   121   122