Page 119 - Demo
P. 119


                                    +ÂJPAI=PEG=3ġ/=FKJAPCFAKCN=łGAPÂ/ALQ>HEGÂOOÂ0DMELÂNEOÂ117të prodhonin kulturat bujqësore sipas kërkesave të ekonomisë së tregut. Sot, sipërfaqen më të madhe të kulturave bujqësore e zënë perimet, bostani, ullinjtë dhe foragjeret, ndërkohë që sipërfaqet e mbjella me drithëra buke janë zvogëluar ndjeshëm, për shkak të importit. Po kështu, mungesa e tregut dhe konkurrenca e produkteve të importit kanë sjellë kufizimin e sipërfaqes së mbjellë me bimë industriale. Rajoni Perëndimor dallohet për kultivimin e perimeve (në të gjithë sipërfaqen e tij); pemëtarisë (kryesisht të ullinjve: në Vlorë, Berat e Mallakastër dhe të drurëve frutorë: në Vlorë, Berat, Shkodër, Mallakastër, Tiranë); vreshtarisë (në Vlorë, Shkodër, Berat, Lezhë); foragjereve (në të gjithë sipërfaqen e tij); drithërave të bukës (në Fushën e Myzeqesë, në Fushën midis Lezhës, Durrësit e Tiranës dhe në Ultësirën e Shkodrës); bimëve industriale (të duhanit në zonën e Mbishkodrës dhe në pllajën e Dumresë, si dhe të lulediellit në Myzeqenë e Madhe); dhe të bostanit (kryesisht në Fushën e Myzeqesë), për të cilin rajoni dallohet si prodhuesi dhe eksportuesi kryesor në vend. Kërkesat në rritje të tregut kanë sjellë shtimin e investimeve në kultivimin e luleshtrydhes (në sera), kryesisht në Fushën e Myzeqesë.  Blegtoria dhe peshkimiVendin e dytë në ekonominë bujqësore të Rajonit Perëndimor e zë blegtoria, e cila është edhe një ekonomi e traditës. Në dallim me periudhën 1945-1990, kur sektori blegtoral ishte i organizuar në kooperativa bujqësore, pas vitit ‘90 mbarështimi i bagëtive nisi të bëhej në ferma të vogla individuale dhe më pas, në komplekse (ferma të mëdha) blegtorale. Rajoni Perëndimor dallohet për rritjen e gjedhit (kryesisht në fushën e Myzeqesë dhe në Ultësirën e Shkodrës), të bagëtisë së imët (kryesisht në Vlorë, Berat dhe Mallakastër), të derrit (sidomos në Lezhë e Kurbin) dhe të shpendëve (në të gjithë rajonin). Një degë e rëndësishme e ekonomisë bujqësore është edhe peshkimi, i cili deri më 1991-in realizohej nga ndërmarrjet e peshkimit, ndërsa pas këtij viti u kthye në aktivitet privat, i organizuar në shoqata peshkimi. Peshkimi zhvillohet kryesisht në zonat bregdetare të rajonit, në laguna dhe në Liqenin e Shkodrës. Në zonat kodrinore të rajonit dhe në sipërfaqe me bimësi natyrore është e zhvilluar edhe bletaria. 1. Vlerësoni potencialet natyrore dhe humane të Rajonit Perëndimor. 2. Përshkruani veçoritë e ekonomisë bujqësore në këtë rajon.3. Përmes analizës së degëve të ekonomisë bujqësore të Rajonit Perëndimor, përcaktoni: a) peshën që zë secila prej tyre në ekonominë e tij; b) perspektivat e zhvillimit të ekonomisë bujqësore të rajonit.4. Hulumtoni dhe interpretoni grafikë, të dhëna statistikore, harta etj., në lidhje me zhvillimin e ekonomisë bujqësore në Rajonin Perëndimor në periudha të ndryshme.Radha juajSera të kultivimit të luleshtrydhes në Fushën e Myzeqesë 4Ferma blegtorale në 5 Rajonin Perëndimor
                                
   113   114   115   116   117   118   119   120   121   122   123