Page 12 - Demo
P. 12
+ÂJPAI=PEG=&ġ%=LÂOEN=JÂPN=FPEIEJCFAKCN=łGN=FKJ=H10Faktorë të tjerë që nxitin ndërvarësinë mes rajoneve janë zhvillimi gjithnjë e më i madh i rrjeteve të transportit dhe modernizimi i teknologjisë së informacionit (interneti, media etj.). Nëpërmjet tyre mundësohen komunikimi i shpejtë mes vendeve të ndryshme dhe qarkullimi në kohë reale i informacionit. Për të pasur një bashkëpunim më të ngushtë ndërmjet rajoneve nevojitet para së gjithash ndërveprimi midis vendeve të secilit prej tyre. Kështu, në rajonin e Evropës, disa nga problemet ekonomike dhe mjedisore apo imigracioni do të gjenin zgjidhje më të shpejta nëpërmjet ndërveprimit midis vendeve të tij.Një model të tillë në rajon përfaqësojnë Franca dhe Gjermania, të cilat pas Luftës së Dytë Botërore kuptuan se ndërtimi i një zone ekonomike të përbashkët dhe vendosja e stabilitetit politik e ekonomik në rajon, ishin më të rëndësishëm sesa konfliktet midis tyre për Alzas-Lorenën. Kështu, ndërtimi i një hapësire ekonomike të përbashkët evropiane zuri fill që me krijimin e Komunitetit Evropian të Qymyrit dhe Çelikut (ang. ECSC) në vitin 1951, nga Franca, Gjermania Perëndimore, Belgjika, Luksemburgu, Holanda dhe Italia. Disa vite pas themelimit të tij, këto vende nënshkruan Traktatin e Romës për krijimin e Komunitetit Ekonomik Evropian (ang. EEC), i cili më 1993 u quajt Komuniteti Evropian (ang. EC). Përpjekjet e tyre të përbashkëta për rritjen e standardit të jetesës dhe për ruajtjen e stabilitetit ekonomik në rajon i bëjnë këto vende modele të bashkëveprimit dhe zhvillimit rajonal.Gjermania PerëndimoreFrancëBelgjikëHolandëLuksemburgItaliBjellorusiUkrainëPoloniGjermaniDanimarkëIrlandëOqeani AtlantikDeti i NorvegjisëDeti i ZiBritani e MadheIslandëSpanjëFrancëBelgjikëHolandëLuksemburg RepublikëÇekeAustriSlloveniBosnjëHercegovinëLihtenshtejnZvicërMontekarloAndorrëItaliSan MarinoVatikanMal i Zi Shqipëri KosovëMaqedoniae VeriutGreqiMaltëQiproBullgariMoldaviSllovakiHungari RumaniSerbiKroaciPortugaliEstoniLituaniRusiLetoniFinlandëSuediNorvegjiD e t i M00 0 500 1000 km e s d h eLEGJENDË Vendet anëtare Vendet kandidate Vende të pranuara si kandidate të mundshme (qershor 2016)LEGJENDË Vendet e Komunitetit Ekonomik Evropian (EEC)Vendet që nënshkruan Traktatin e Romës, 1957. Harta e vendeve të Bashkimit Evropian dhe e atyre kandidate për t’u anëtarësuar në këtë organizëm.3 4Moment nga nënshkrimi i Traktatit të Romës (25 mars 1957) Luftës së Ddhe vendosesa konflKëshfil(KrrnërajonË(25mars 1957) 2

