Page 120 - Demo
P. 120
1185.7 Industria në Rajonin Perëndimor Veçoritë e zhvillimit industrial të rajonit Krahasuar me rajonet e tjera të vendit, Rajoni Perëndimor është hapësira ku gjenden qendrat më të rëndësishme industriale. Faktorët kryesorë që mundësojnë zhvillimin e industrisë në këtë rajon janë: pozita gjeografike, potencialet natyrore dhe humane të tij. Kështu, portet e mëdha detare, aksesi infrastrukturor (automobilistik, detar, ajror dhe hekurudhor) që ka ky rajon brenda hapësirës së tij dhe me rajonet e tjera, qendrat e mëdha urbane, klima e përshtatshme, relievi i ulët, rezervat e naftës, gazit natyror, bitumit e të lëndëve të para për ndërtimtarinë, si dhe përqindjet e larta të grupmoshës së re të popullsisë e të grupmoshës së punës, janë potencialet kryesore ku mbështetet në mënyrë të përhershme zhvillimi i kësaj dege të ekonomisë. Krahas këtyre faktorëve, një ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin industrial të rajonit kanë patur edhe politikat ekonomike të ndjekura në periudha të ndryshme historiko-shoqërore të vendit. Deri në vitin 1945, niveli i zhvillimit të industrisë në këtë rajon ishte mjaft i ulët. Ai dallohej për nxjerrjen dhe përpunimin e naftës (nga shoqëria italiane AIPA) dhe të gazit natyror në Kuçovë, nxjerrjen e bitumit në Selenicë, si dhe për përpunimin e produkteve bujqësore e blegtorale në punishte të vogla, kryesisht në qytetet kryesore të rajonit. Gjatë viteve 1945-1990, përparësia që iu dha industrisë (sidomos industrisë së rëndë) në shkallë vendi, ndikoi në industrializimin e Rajonit Perëndimor. Në qytetet kryesore të tij, si në Tiranë, Durrës, Elbasan, Shkodër, Fier, Vlorë, Berat etj., u ndërtuan zona industriale me fabrika dhe uzina, të cilat prodhonin dhe përpunonin produkte të ndryshme për nevojat e tregut vendas dhe për eksport (kryesisht tela bakri, konfeksione etj.). Disa nga objektet më të rëndësishme industriale të asaj periudhe ishin: Kombinati Metalurgjik në Elbasan, kombinatet e tekstileve në Tiranë dhe në Berat, Kombinati i Autotraktorëve në Tiranë, Uzina e Telave në Shkodër, Uzina e Azotikut në Fier etj. Diskutojmë rreth: faktorëve që ndikojnë në zhvillimin industrial të Rajonit Perëndimor;degëve kryesore të industrisë së këtij rajoni. Pamje nga Termocentrali i Fierit 1 Pamje nga një repart i Uzinës së Telave në Shkodër 2Pas vitit ‘90, të gjitha objektet e rëndësishme industriale të rajonit u mbyllën, për shkak të mospërshtatjes së prodhimeve të tyre me kërkesat e ekonomisë së tregut. Përveç kësaj, në sektorin industrial kanë ndodhur ndryshime të dukshme strukturore, ku një prej tyre është rritja e peshës së industrisë së lehtë dhe asaj ushqimore, krahasuar me industrinë e rëndë.

