Page 121 - Demo
P. 121


                                    +ÂJPAI=PEG=3ġ/=FKJAPCFAKCN=łGAPÂ/ALQ>HEGÂOOÂ0DMELÂNEOÂ119 IndustriaRajoni Perëndimor dallohet për zhvillimin e industrisë së lehtë dhe asaj ushqimore, ndërtimtarisë, energjetikës, industrisë metalurgjike, mekanike dhe industrisë nxjerrëse.Industria e lehtë përfaqësohet me sipërmarrjet fasone, të përqendruara kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës, Fier, Vlorë dhe Berat. Industria ushqimore është e përhapur në të gjithë rajonin, me fabrika të përpunimit e të ambalazhimit të produkteve bujqësore dhe atyre blegtorale. Rajoni dallohet për prodhimin e vajit ushqimor (në Tiranë, Fier dhe Berat); prodhimin e vajit të ullirit (në Vlorë, Mallakastër, Berat etj.); përpunimin e qumështit (në Tiranë, Lushnjë, Fier, Berat dhe Shkodër); përpunimin e produkteve të mishit (në Tiranë, Shkodër, Fier, Patos etj.); prodhimin e vezëve (në Durrës, Patos, Vlorë dhe Berat); prodhimin e miellit (në Tiranë dhe Fier); prodhimin e pijeve alkoolike (në Tiranë, Lezhë, Berat, Vlorë dhe Fier); prodhimin e pijeve joalkoolike (kryesisht në Tiranë); konservimin e fruta-perimeve (në Tiranë, Berat dhe Fier) dhe të prodhimeve të detit (në Tiranë, Durrës, Lezhë dhe Vlorë). Rajoni ka edhe një sërë punishtesh të vogla, të cilat merren kryesisht me përpunimin e qumështit, prodhimin e vajit të ullirit, mjaltit etj.Ndërtimtaria është një degë, e cila vitet e fundit ka njohur një zhvillim të madh në këtë rajon dhe punëson një pjesë të konsiderueshme të fuqisë punëtore. Ky zhvillim është i lidhur kryesisht me numrin e madh të popullsisë së ardhur drejt Rajonit Perëndimor dhe me kërkesat në rritje të saj për strehim dhe mjedise shërbimesh e biznesi. Ky sektor përfaqësohet me fabrikat e prodhimit të çimentos (në Fushë-Krujë dhe Elbasan), me linjat e prodhimit të materialeve inerte (në Tiranë, Kurbin, Durrës, Elbasan dhe Fier), me linjat e prodhimit të betonit dhe të parafabrikateve (në Tiranë, Durrës, Vlorë dhe Fier), si dhe me fabrikat e prodhimit të materialeve të ndërtimit, si tulla, blloqe etj. (në Tiranë, Fushë-Krujë, Urë Vajgurore, Shkodër dhe Lushnjë) Energjetika në këtë rajon mbështetet kryesisht në nxjerrjen dhe përpunimin e naftës dhe në prodhimin e energjisë elektrike nga HEC-i i Ashtës (mbi lumin im të qisë tëëeqe unimin mbi lumin Pamje nga fabrika e çimentos, Fushë-KrujëGjatë punimeve në zonën naftëmbajtëse “Shpirag 2”Fabrikë e prodhimit të vajit të Sipërmarrje fasone në Rajonin Perëndimorullirit në Rajonin Perëndimor563 4
                                
   115   116   117   118   119   120   121   122   123   124   125