Page 122 - Demo
P. 122
+ÂJPAI=PEG=3ġ/=FKJAPCFAKCN=łGAPÂ/ALQ>HEGÂOOÂ0DMELÂNEOÂ1201. Vlerësoni rolin e potencialeve natyrore dhe humane në zhvillimin e sektorit industrial të Rajonit Perëndimor. 2. Përshkruani veçoritë e zhvillimit industrial të këtij rajoni.3. Përmes analizës së degëve të sektorit industrial në Rajonin Perëndimor, përcaktoni: a) peshën që zë secila prej tyre; b) perspektivat e zhvillimit industrial të tij.4. Hulumtoni dhe interpretoni grafikë, të dhëna statistikore, harta etj., në lidhje me zhvillimin e sektorit industrial në Rajonin Perëndimor gjatë periudhave të ndryshme.Radha juajDrin). Vendburimet kryesore të nxjerrjes së naftës janë Kuçova, zona e PatosMarinëzës dhe Mallakastra, ndërsa përpunimi i saj bëhet në rafineritë e Ballshit dhe të Fierit. Përfshirja e Shqipërisë në projektin TAP (Trans Adriatic Pipeline), ka bërë që rajoni të përfitojë investime për ngritjen e infrastrukturës së transportit të gazit. Deri në vitet ‘90, energjetika e këtij rajoni përfaqësohej edhe me TEC-et, të cilat për shkak të teknologjisë së vjetruar dhe të kostos së lartë të prodhimit janë mbyllur.Industria metalurgjike dhe ajo mekanike përfaqësohen me uzinat e shkrirjes e të prodhimit të hekurit për ndërtim dhe të prodhimit të ferrokromit (në Elbasan), uzinat mekanike të industrisë nxjerrëse të naftës (në Kuçovë dhe Patos), si dhe me disa fabrika të vogla të prodhimit të tubave e të përpunimit të aluminit (në Tiranë, Durrës, Lushnjë, Fier etj.). Industria nxjerrëse e bitumit është e përqendruar në Selenicë. Rezervat e këtij minerali janë shfrytëzuar që herët dhe pa ndërprerje. Ndonëse kohët e fundit kuotat e prodhimit dhe të përpunimit të tij kanë pësuar rënie, një pjesë e prodhimit vazhdon të eksportohet. Pamje nga Hidrocentrali i Ashtës Pamje nga Fabrika e shkrirjes së hekurit, ElbasanPamje nga një fabrikë e prodhimit të profileve të aluminit, Tiranë7 89

