Page 123 - Demo
P. 123


                                    1215.8 Sektori i tretë i ekonomisë në Rajonin PerëndimorDiskutojmë rreth: mundësive që ka rajoni për zhvillimin e sektorit të tretë të ekonomisë;degëve kryesore të sektorit të tretë të ekonomisë. Burimet ku mbështetet zhvillimi i sektorit të tretë të ekonomisëNë Rajonin Perëndimor, potencialet natyrore dhe humane që mundësojnë zhvillimin e sektorit të tretë të ekonomisë, janë të shumta. Pozita gjeografike, vija e gjatë bregdetare (me portet detare më të mëdha të vendit), relievi i ulët (që favorizon zhvillimin e të gjitha llojeve të transportit), klima tipike mesdhetare (kohëzgjatja e diellzimit), diversiteti i ekosistemeve, numri i madh i zonave të mbrojtura, i qendrave më të mëdha urbane të vendit dhe i qendrave të rëndësishme arkeologjike e historike, trashëgimia e pasur kulturore dhe artizanale, përqindjet e larta të grupmoshës së re të popullsisë e të grupmoshës së punës dhe numri gjithnjë e në rritje i popullsisë së ardhur, investimet e shumta etj., janë faktorët kryesorë që mbështesin zhvillimin e këtij sektori të ekonomisë. Pas vitit ‘90, roli i degëve të këtij sektori ka ardhur vazhdimisht në rritje, si për shërbimet që ofrojnë, ashtu edhe për përqindjen e lartë të punësimit në këtë rajon. Burimet natyrore dhe ato humane, kërkesat në rritje të popullsisë për përmirësimin e cilësisë së shërbimit, mundësitë që krijon ky sektor për punësimin etj., janë disa nga faktorët që shërbejnë si premisa për zhvillimin e mëtejshëm të tregtisë, turizmit dhe shërbimeve. TransportiNë Rajonin Perëndimor janë të zhvilluara të gjitha degët e transportit (automobilistik, detar, ajror dhe hekurudhor). Rrjeti i transportit automobilistikmbulon fluksin më të madh të lëvizjes së mallrave dhe të njerëzve. Rajoni ka rrjetin më të gjerë rrugor dhe infrastrukturën më të zhvilluar në të gjithë vendin. Pas vitit ‘90, transporti automobilistik i tij ka përthithur investimet më të mëdha në shkallë vendi. Në këtë rajon janë ndërtuar autostradat dhe superstradat e para në vend, ndër të cilat përmendim autostradat TiranëDurrës, Durrës-Fier, Levan-Vlorë, Tiranë-Elbasan dhe superstradat TiranëShkodër e Shkodër-Hani i Hotit. Në disa segmente të tyre dhe në akset që lidhin qendrat e banuara të këtij rajoni, vijon ende ndërtimi dhe përmirësimi i infrastrukturës rrugore. Transporti detar kryhet nëpërmjet anijeve dhe trageteve që udhëtojnë përmes 1 Pamje nga Porti i Vlorës 2 Pamje nga superstrada Shkodër-Hani i Hotit 
                                
   117   118   119   120   121   122   123   124   125   126   127