Page 124 - Demo
P. 124


                                    +ÂJPAI=PEG=3ġ/=FKJAPCFAKCN=łGAPÂ/ALQ>HEGÂOOÂ0DMELÂNEOÂ122linjave të rregullta në Adriatik, duke realizuar një vëllim të madh të lëvizjes së mallrave e të njerëzve. Porti më i madh detar në këtë rajon dhe në vend është ai i Durrësit, i cili realizon rreth 80% të vëllimit të përgjithshëm të tregtisë detare dhe përpunon rreth 65% të vëllimit të mallrave. Nëpërmjet portit të Durrësit, transporti në disa vende të botës realizohet me anë të anijeve, ndërsa me tragete, kryesisht realizohet lidhje me Italinë (disa linja ditore me Barin, Triesten, Brindisin dhe Ankonën). Pas portit të Durrësit, për nga vëllimi i tregtisë dhe i përpunimit të mallrave, renditet porti i Vlorës dhe më pas, ai i Shëngjinit. Përmes portit të Vlorës, transporti me vendet fqinje, si Itali, Greqi etj., realizohet nëpërmjet anijeve, ndërsa me anë të trageteve, me Brindisin. Porti i Shëngjinit realizon një vëllim të vogël të transportit të mallrave. Transporti ajror realizohet nëpërmjet aeroportit “Nënë Tereza”, i cili ndodhet 17 km larg Tiranës dhe është një nyjë shumë e rëndësishme që lidh Shqipërinë me vendet e tjera të botës. Përmes17 linjave ajrore shqiptare dhe të huaja realizohen fluturime drejt Londrës, Vjenës, Këlnit, Mynihut, Romës, Milanos, Budapestit, Athinës, Barit, Stambollit, Lubjanës, Beogradit dhe destinacioneve të tjera evropiane. Transporti hekurudhor. Deri në vitin 1991, në Rajonin Perëndimor ishte përqendruar rreth 70% e rrjetit hekurudhor të vendit, i cili mundësonte lidhjen e qyteteve kryesore të rajonit përmes linjave hekurudhore: Tiranë-Durrës, TiranëShkodër, Tiranë-Vlorë. Sot, rrjeti hekurudhor lë për të dëshiruar dhe ka nevojë për investime. Përmes tij realizohet kryesisht transporti i mallrave dhe transporti i një numri të vogël udhëtarësh. Në këtë rajon funksionon linja hekurudhore ndërkombëtare (e vetmja në vend) që lidh Shkodrën me Malin e Zi, përmes së cilës transportohen gaz i lëngshëm, lëndë drusore etj.  Tregtia dhe shërbimetTregtia zë një peshë të rëndësishme në sektorin e tretë të ekonomisë së rajonit, për shkak të përhapjes së gjerë të rrjetit të njësive të shitblerjes, ku është punësuar një j gmallrave e të njePorti mëDurrëtë tmdppameanijevShëngjinGjatë transportit të mallrave Transporti ajrornë portin e Durrësit3Pamje nga një qendër tregtare në Tiranë 4 Pamje nga një bar-kafe në Tiranë 5
                                
   118   119   120   121   122   123   124   125   126   127   128