Page 125 - Demo
P. 125


                                    +ÂJPAI=PEG=3ġ/=FKJAPCFAKCN=łGAPÂ/ALQ>HEGÂOOÂ0DMELÂNEOÂ1231. Vlerësoni rolin e burimeve natyrore dhe humane të Rajonit Perëndimor në zhvillimin e sektorit të tretë të ekonomisë së tij.2. Analizoni zhvillimin e degëve të sektorit të tretë të ekonomisë në Rajonin Perëndimor dhe përcaktoni: a) peshën që zë secila prej tyre në ekonominë e rajonit; b) perspektivat e zhvillimit ekonomik të tij.3. Hulumtoni dhe interpretoni grafikë, të dhëna statistikore, harta etj., në lidhje me zhvillimin e sektorit të tretë të ekonomisë në Rajonin Perëndimor gjatë periudhave të ndryshme.Radha juajpjesë e madhe e popullsisë. Krahas rrjetit tradicional të këtyre njësive, në qytetet e mëdha, si Tiranë, Durrës, Vlorë, Fier e Shkodër, janë ndërtuar dhe ushtrojnë aktivitetin e tyre një sërë qendrash të mëdha tregtare. Zhvillimi i tregtisë në këtë rajon është shoqëruar paralelisht edhe me zhvillimin e sektorit të shërbimeve. Ky sektor përfaqësohet me një numër të madh objektesh shërbimi, si resorte turistike, hotele, restorante, bar-kafe etj., të cilat, pavarësisht përhapjes në të gjithë rajonin, përqendrimin më të madh e kanë në qendrat urbane.  Turizmi dhe artizanatiTurizmi është një degë e rëndësishme e ekonomisë në Rajonin Perëndimor, roli i së cilës ka ardhur gjithnjë e në rritje. Peshën kryesore në zhvillimin e turizmit e kanë investimet në infrastrukturën rrugore, zgjerimi i rrjetit të shërbimeve të hoteleri-turizmit dhe promovimi i vazhdueshëm i trashëgimisë kulturore të rajonit. Ndër degët kryesore të turizmit që zhvillohen në këtë rajon, përmendim: turizmin blu, të gjelbër dhe atë kulturor. Turizmi blu është i zhvilluar përgjatë vijës bregdetare të Adriatikut dhe bregut të Liqenit të Shkodrës, ndërsa turizmi i gjelbër, në lagunat e Karavastasë, Nartës, Kune-Vainit, Patokut dhe në Pyllin e Divjakës. Për zhvillimin e turizmit kulturor dallojnë: Tirana, Durrësi, Berati, Apolonia, Shkodra, Lezha, Elbasani etj. Artizanati është një ndër degët e traditës në këtë rajon, e cila përfaqësohet me prodhime druri, guri dhe leshi, të punuara në mënyrë individuale ose në punishte të vogla artizanale. Artizanati zhvillohet kryesisht pranë qendrave urbane, zonave arkeologjike e historike, si dhe pranë objekteve fetare. Pamje nga Kulla e Sahatit, Tiranëë kulturore të rajon, shtë it të s, nie 6 Pamje nga Kulla e Sahatit, Tiranë7 Resort turistik në bregdetin Adriatik 8 Punime artizanale të zonës së Zadrimës
                                
   119   120   121   122   123   124   125   126   127   128   129