Page 126 - Demo
P. 126


                                    PUNË PRAKTIKE 1124PUNË PRAKTIKE124PUNË PRAKTIKERezultatet e të nxënitNë përfundim të kësaj pune praktike, nxënësi/ja: • përcakton në hartë njësitë kryesore që përbëjnë Rajonin Perëndimor të Republikës së Shqipërisë;• lokalizon, emërton dhe ngjyros në hartën-skicë format kryesore të relievit dhe hidrografinë e tij;• lokalizon dhe emërton në hartën-skicë qendrat më të rëndësishme urbane, ekonomike, të trashëgimisë natyrore dhe kulturore të rajonit;• shfaq kureshtje për zhvillimet demografike dhe për strukturën e popullsisë në këtë rajon, si dhe përcakton veçoritë kryesore të popullimit në të;• analizon veçoritë kryesore të zhvillimit ekonomik të këtij rajoni.Koha dhe vendi i zhvillimit të punës praktike: 45 minuta; në klasë.Materialet burimore: teksti mësimor, materiale teorike e harta të siguruara nga interneti apo enciklopedi të ndryshme, si dhe materiale të rekomanduara nga mësuesi/ja.Mjetet e punës: harta-skicë, atlasi gjeografik, harta fiziko-gjeografike dhe ajo politiko-administrative e Republikës së Shqipërisë, teksti mësimor, laps, rapidograf, lapsa me ngjyrë/lapustila.Metodologjia që do të përdoret:punë individuale (ngjyrosje dhe emërtim i hartës-skicë), punë në grupe (diskutim, shkëmbim idesh). Puna përgatitore:• Përsëriten njohuritë e marra nga teksti mësimor mbi veçoritë fiziko-gjeografike, njësitë përbërëse, trashëgiminë natyrore dhe kulturore, dinamikën, shpërndarjen gjeografike dhe strukturën e popullsisë, si dhe mbi veçoritë e zhvillimit ekonomik të Rajonit Perëndimor.• Përzgjidhen dhe diskutohen të dhënat e marra nga burime të ndryshme (internet, enciklopedi, harta, fotografi, dokumentarë televizivë etj.) në lidhje me veçoritë fiziko-gjeografike, njësitë përbërëse, trashëgiminë natyrore e kulturore, dinamikën, shpërndarjen gjeografike dhe strukturën e popullsisë, si dhe me veçoritë e zhvillimit ekonomik të këtij rajoni. Hapat që do të ndiqni gjatë zhvillimit të orës së punës praktike:1. Përcaktoni dhe emërtoni në hartën-skicë njësitë kryesore që përbëjnë Rajonin Perëndimor të Republikës së Shqipërisë.2. Lokalizoni, emërtoni dhe ngjyrosni në hartën-skicë format kryesore të relievit (fushat, kodrat, pllajat etj.) të këtij rajoni.3. Lokalizoni dhe emërtoni në hartën-skicë hidrografinë e rajonit (detet, liqenet, rrjedhat kryesore lumore etj.).4. Emërtoni në hartën-skicë zonat e rajonit që dallohen për pasuritë e mëdha natyrore (zona mineralmbajtëse, turistike, energjetike, pyjore, ujore, termale etj.), si dhe qendrat kryesore të trashëgimisë kulturore të tij.5. Përcaktoni dhe emërtoni në hartën-skicë qendrat më të rëndësishme urbane dhe ekonomike të këtij rajoni.6. Analizoni dinamikën dhe strukturën e popullsisë, si dhe veçoritë kryesore të zhvillimit ekonomik të këtij rajoni.7. Vlerësoni mundësitë e shfrytëzimit të pasurive natyrore të rajonit në favor të zhvillimit socialekonomik.8. Interpretoni grafikë, të dhëna statistikore, harta etj., në lidhje me zhvillimin e sektorëve të ekonomisë në Rajonin Perëndimor gjatë periudhave të ndryshme.9. Vlerësoni perspektivat demografike dhe ekonomike të Rajonit Perëndimor.Tema: Rajoni Perëndimor i Republikës së Shqipërisë
                                
   120   121   122   123   124   125   126   127   128   129   130