Page 129 - Demo
P. 129


                                    +ÂJPAI=PEG=3ġ/=FKJAPCFAKCN=łGAPÂ/ALQ>HEGÂOOÂ0DMELÂNEOÂ127metalore, si kromi dhe bakri) dhe një sërë lëndësh të para për ndërtim. Rajoni Verior e Verilindor karakterizohet nga lëvizjet e shpeshta tektonike diferencuese, me drejtim vertikal dhe horizontal, si pasojë e të cilave janë krijuar struktura të ndërlikuara shkëmbore. Në këtë rajon ndeshen si strukturat horst-graben, ashtu edhe ato antiklinale e sinklinale. Përbërja gjeologjike e larmishme dhe lëvizjet e shpeshta diferencuese kanë përcaktuar formimin e një relievi të copëtuar, i cili haset në drejtime të ndryshme (p.sh.: drejtimi rrezor, ai veriperëndimjuglindje, drejtimi pothuajse veri-jug). Relievi i lartë, i ndërthurur me lugina dhe gropa tektonike, gjendet kryesisht në trajtën e vargjeve malore, të malësive apo të maleve të veçuara. Ai modelohet në mënyrë të vazhdueshme nga faktorët e jashtëm, si: erozioni lumor, veprimtaria karstike, akullnajore e denuduese.1. Përcaktoni në hartën fiziko-gjeografike të Republikës së Shqipërisë pozitën gjeografike të Rajonit Verior e Verilindor dhe vlerësoni rolin e saj. 2. Përshkruani disa nga veçoritë kryesore të Rajonit Verior dhe Verilindor.3. Bazuar në njohuritë, hulumtimet apo në vizitat tuaja turistike në një prej zonave të këtij rajoni, përshkruani veçoritë natyrore të saj dhe vlerësoni rolin e tyre në shpërndarjen e popullsisë dhe zhvillimin ekonomik. Radha juajNë këtë rajon mbizotëron klima mesdhetare malore dhe ajo mesdhetare paramalore. Në lindje dhe në veri të rajonit ndihet ndikimi i klimës kontinentale. Rajoni Verior dhe Verilindor ka një hidrografi mjaft të pasur, ku dallojnë: rrjeti i dendur lumor (kryesisht rrjedhat e sipërme dhe të mesme të lumenjve), liqenet akullnajore, karstike e artificiale, ujërat nëntokësore, burimet minerale dhe ato termale. Rajoni karakterizohet gjithashtu nga një botë bimore e larmishme, në të cilën dallojnë masivet pyjore më të mëdha të vendit, ku rriten dushku, ahu, pisha etj. Ai dallohet gjithashtu për praninë e një sërë bimësh endemike dhe mjekësore. Përhapje më të gjerë në këtë rajon kanë tokat e kafenjta, si dhe tokat e murrme pyjore e ato livadhore malore. Një vështrim më nga afër i rajonit nxjerr në pah disa specifika, të cilat e diferencojnë hapësirën e tij në dy nënnjësi: Nënrajoni Verior ose Alpet Shqiptare dhe Nënrajoni Verilindor.dërtim. Rajoni tektonike ve janëen si se ë:Pamje nga lugina e Matit në ShkopetPamje nga lugina e Drinit të ZiPamje nga Mali Korab 534
                                
   123   124   125   126   127   128   129   130   131   132   133