Page 13 - Demo
P. 13
+ÂJPAI=PEG=&ġ%=LÂOEN=JÂPN=FPEIEJCFAKCN=łGN=FKJ=H111. Shpjegoni pse ndërveprimi rajonal është një domosdoshmëri.2. A ndikon anëtarësimi i vendeve në Bashkimin Evropian në trashëgiminë kulturore të tyre? Argumentoni përgjigjen përmes shembujve.3. Evidentoni disa nga përparësitë e anëtarësimit të vendeve në BE.4. Hulumtoni dhe realizoni një detyrë tematike mbi: a) shembuj që tregojnë rritjen e ndërvarësisë rajonale (përmes proceseve ekonomike, politike, mjedisore dhe shkëmbimeve kulturore) në rajonin e Evropës dhe në atë të Ballkanit Perëndimor; b) disa prej kushteve që duhet të përmbushin vendet kandidate për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.Radha juaj Bashkëveprimi midis vendeve të Ballkanit PerëndimorShqipëria, Bosnjë-Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Serbia, Kosova dhe Kroacia bëjnë pjesë në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Kriteret mbi të cilat është bërë ky rajonizim, janë: pozita gjeografike, kushtet natyrore, ngjashmëritë e këtyre vendeve në trashëgiminë kulturore, në përvojën historike e politike, si dhe në zhvillimin e tyre ekonomik. Zhvillimet e dekadave të fundit kanë nxjerrë në pah elementet e përbashkëta të këtyre vendeve dhe kanë ndikuar ndjeshëm në ngritjen dhe funksionimin e një bashkëpunimi rajonal të qëndrueshëm. Vendet e Ballkanit Perëndimor ndajnë mes tyre aspiratën e përbashkët për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian. Një prej rrugëve që ka mundësuar këtë bashkëpunim rajonal midis vendeve, është edhe angazhimi aktiv i tyre në të gjitha forumet, nismat dhe projektet e ndryshme rajonale. Nëpërmjet pjesëmarrjes në aktivitete të tilla, këto vende kontribuojnë në trajtimin apo zgjidhjen e problemeve që shqetësojnë rajonin, si dhe në nxitjen e zhvillimit ekonomik të tij në fusha si: energjia, transporti, tregtia dhe turizmi. Deti JonDeti i NorvegjisëDeti i Veriut Deti BaltikDeti AdriatikOqeani AtlantikD e t i M e s d h eSHQIPËRITiranëMAQEDONIA E VERIUTKOSOVËSERBIKROACIMAL I ZIBOSNJË -HERCEGOVINËDeti AdriatikDeti JonShkupPrishtinëPodgoricëSarajevëZagrebBeogradDeti EgHarta e vendeve të Ballkanit Perëndimor 5LEGJENDËVendet e Ballkanit Perëndimor

