Page 131 - Demo
P. 131


                                    +ÂJPAI=PEG=3ġ/=FKJAPCFAKCN=łGAPÂ/ALQ>HEGÂOOÂ0DMELÂNEOÂ129350% %5%0 0-800 mPërqindjet e kateve të relievit (sipas lartësisë mbi nivelin e detit)800-1400 m 1400-2000 m mbi 2000 m Katëzimi i relievit305(%7%ata efuzivë të mesozoit, në verilindje të Alpeve (në Malësinë e Gashit). Një vend të rëndësishëm në këtë nënrajon zënë edhe depozitimet e periudhës së kuaternarit, të cilat janë formuar nga proceset erozivo-denuduese. Ato gjenden kryesisht në zallishtoret, tarracat lumore, rrëzë shpateve dhe në gropat e cirqet akullnajore. Veprimi i fazave të njëpasnjëshme malformuese dhe aktivizimi i shpeshtë i lëvizjeve neotektonike diferencuese kanë krijuar struktura tektonike të larmishme.RelieviAlpet Shqiptare dallohen për kontrastet e theksuara të relievit, të shprehura me një amplitudë të madhe midis fundit të luginave dhe kreshtave malore rrethuese, e cila shkon deri në 2000 m. Lartësia mesatare e Alpeve është 1140 m, gati 1,5 herë më e madhe se lartësia mesatare e vendit mbi nivelin e detit. Grafiku paraqet përqindjen e secilit prej kateve hipsometrike në Alpet Shqiptare (në %).3 4 Pamje nga Blloku i JezercësFormat kryesore të relievit të Alpeve Shqiptare janë blloqet malore, kurrizet malore dhe malësitë, të cilat ndahen nga njëra-tjetra prej luginave lumore. Alpet kanë formën e një kupole, me lartësinë më të madhe në qendër, ku vargjet malore, të cilat janë të vendosura në trajtë rrezore, ulin gradualisht lartësinë e tyre drejt periferisë. Kjo formë lidhet me karakterin diferencues të lëvizjeve neotektonike, të cilat kanë qenë më të fuqishme në pjesën qendrore (në Bllokun e Jezercës) dhe më të dobëta në periferi. Forma kupolë e Alpeve, thyerjet neotektonike dhe erozioni i ujërave rrjedhëse me drejtim nga qendra drejt periferisë, kanë sjellë një shpërndarje rrezore edhe të luginave. Kreshtat malore janë të ashpra dhe me maja të mprehta, për shkak të veprimit të erozionit akullnajor, ujor dhe karstik. Ndërthurja e shtresave shkëmbore me fortësi të ndryshme, në mjaft raste ka formuar shkallëzime në morfologjinë e relievit.KlimaAlpet Shqiptare janë nënrajoni më i ftohtë i vendit. Ato kanë klimë mesdhetare malore, me dimër të ashpër e të lagësht, periudhë të gjatë me ngrica, reshje të shumta shiu e bore dhe verë të freskët e relativisht më të lagësht se rajonet e tjera të vendit. Në kufijtë jugorë dhe perëndimorë të Alpeve, ndeshet klima mesdhetare paramalore. Temperatura mesatare vjetore shkon nga 60C-80C në veri e lindje, në 100C-120C në perëndim të Alpeve. Temperatura mesatare e janarit shkon nga -0,10C në -30C, ndërsa mesatarja e korrikut, 160C-210C. Alpet janë nënrajoni me klimën më të lagësht në vend dhe një ndër zonat më të lagështat 
                                
   125   126   127   128   129   130   131   132   133   134   135