Page 132 - Demo
P. 132
+ÂJPAI=PEG=3ġ/=FKJAPCFAKCN=łGAPÂ/ALQ>HEGÂOOÂ0DMELÂNEOÂ130në Evropë. Sasia e madhe e reshjeve është rezultat i ekspozimit të tyre kundrejt detit (nëpërmjet luginave lumore) dhe i lartësisë së relievit. Mesatarja e reshjeve vjetore është 2000-3000 mm, ku për sasinë më të madhe të tyre dallohet Boga, me 3093 mm. Trashësia e borës arrin nga 50 cm deri në 1,5 m në pjesët qendrore e lindore të Alpeve.HidrografiaAlpet Shqiptare kanë rezerva të mëdha ujore, të cilat përfaqësohen me lumenj të vegjël, përrenj, ujëra nëntokësore, liqene akullnajore dhe burime. Ndër lumenjtë kryesorë të Alpeve dallojnë: lumi i Vermoshit, i Cemit, i Kirit, i Shalës, i CurrajNikajt dhe ai i Valbonës. Ushqimi kryesor i këtij rrjeti janë reshjet, veçanërisht ato të borës, si dhe burimet e fuqishme karstike. Midis lumenjve të pjesës perëndimore dhe asaj lindore të Alpeve vihen re ndryshime në regjimin e rrjedhjes. Kështu, lumenjtë e Cemit, Kirit dhe Shalës (në perëndim të Alpeve) i arrijnë nivelet e tyre maksimale në muajin dhjetor, për shkak të sasisë së madhe të reshjeve të shiut gjatë kësaj periudhe, ndërsa Valbona (në lindje) e arrin maksimumin e saj në muajin maj, si pasojë e shkrirjes së borës. Krahas kësaj, veprimtaria karstike në formacionet karbonatike të pjesës perëndimore të Alpeve sjell më shumë rrjedhje ujore nëntokësore sesa pjesa lindore e tyre, e cila, nga ana tjetër ka më tepër rrjedhje sipërfaqësore. Në Alpe ndodhen rreth 33 liqene akullnajore, ku gati gjysma e tyre gjendet në territorin magmatik të Gashit (sidomos në Doberdol) dhe pjesa tjetër, në territore gëlqerore (pesë prej tyre janë në Jezercë). vegjël, pkryesorëNikajt dato tpere ApNnë territTokat Pjesa më e madhe e këtij nënrajoni përbëhet nga tokat e kafenjta malore, ndërsa pjesa tjetër, nga tokat e murrme pyjore dhe ato livadhore malore. Tokat e kafenjta malore shtrihen në pjesët më të ulëta të Alpeve, deri në lartësitë 900-1200 m mbi nivelin e detit. Ato janë formuar në shkëmbinj karbonatikë e rreshpe dhe gjenden kryesisht në rrjedhat e poshtme e të mesme të luginave kryesore të Alpeve. Në këto toka mbillet kryesisht grurë, misër, patate, fasule, foragjere, dru frutorë etj. Tokat e murrme pyjore shtrihen kryesisht në lartësitë 800-1800 m mbi nivelin e detit. Në disa zona, pjerrësia e shpateve dhe sasia e madhe e reshjeve kanë Pamje nga ujëvara e ThethitPamje nga lugina e Valbonës Pamje nga lugina e Cemit56 7

