Page 133 - Demo
P. 133
+ÂJPAI=PEG=3ġ/=FKJAPCFAKCN=łGAPÂ/ALQ>HEGÂOOÂ0DMELÂNEOÂ1311. Përcaktoni në hartën fiziko-gjeografike të Republikës së Shqipërisë pozitën gjeografike të Alpeve Shqiptare dhe vlerësoni rolin e saj.2. Përshkruani ndërtimin gjeologjik të Alpeve dhe format kryesore të relievit të tyre.3. Evidentoni veçoritë e klimës dhe të hidrografisë së Alpeve.4. Përshkruani llojet e tokave dhe botën e gjallë që rritet në Alpet Shqiptare.5. Bazuar në njohuritë, hulumtimet ose në ekskursionet tuaja në Alpe, përgatitni një detyrë tematike mbi kushtet natyrore të Alpeve Shqiptare.Radha juajsjellë shpëlarjen dhe erozionin e këtyre tokave, ndërkohë që në zona të tjera (me bimësi), ato kanë përmbajtje të lartë humusi. Në to mbillen drithëra, patate, thekër, foragjere etj. Tokat livadhore malore shtrihen në lartësitë e mëdha (midis 1700-2400 m mbi nivelin e detit) dhe kanë përmbajtje të lartë humusi. Në to rritet kryesisht bimësi barishtore, ndërkohë që pjesët e ulëta të tyre mbillen me patate dhe thekër.Bimësia Alpet Shqiptare kanë një botë bimore të pasur, e cila zë rreth 32% të sipërfaqes së përgjithshme të tyre. Alpet dallojnë nga çdo rajon tjetër i vendit tonë për numrin e madh të bimëve endemike që rriten në to (ylli alpin, boronica, lloje të ndryshme shelgjesh etj.). Në mjedisin e tyre mbizotërojnë katet bimore të ahut e të kullotave alpine e në perëndim, edhe kati i dushkut dhe ai i shkurreve mesdhetare.Kati i ahut, i cili shkon 700-1800 m lartësi, përfaqëson katin bimor më kryesor, si për nga sipërfaqja, ashtu edhe për nga rëndësia ekonomike. Ndër drurët kryesorë të këtij kati përmendim: ahun, pishën e zezë, bredhin e zi dhe arnenin. Kati i kullotave alpine shtrihet në lartësitë 1600-2500 m dhe dallohet për larminë e bimëve barishtore. Në këto kullota është mjaft e përhapur boronica. Krahas saj, përhapje të gjerë kanë dëllinja xhuxhe, shkurret e trëndafilit të egër etj.Kati i dushkut shtrihet në lartësinë 200-1100 m, kryesisht në perëndim të Alpeve, dhe një pjesë e tij në lindje. Bimësia e këtij kati përfaqësohet nga shkoza, frashri, qarri, panja, lajthia, gështenja etj. Kati i shkurreve mesdhetare janë të tipit gjetherënës dhe shtrihen kryesisht në pjesën perëndimore e jugore të Alpeve deri në lartësinë 300-400 m, sidomos nëpër sektorët e poshtëm të luginave. Në këtë kat bëjnë pjesë shkurret me gjelbërim të përhershëm, si mareja dhe shqopa.Fauna Larmia e kushteve natyrore të Alpeve ka përcaktuar edhe diversitetin e botës shtazore që rritet në mjedisin e tyre. Nga gjitarët, më të përhapur janë: ujku, dhelpra, lepuri, kunadhja, ketri etj. Në disa territore ndeshen edhe dhia e egër, ariu, kaprolli, derri i egër, rrëqebulli, baldosa etj. Shpendët karakteristike janë: stërqoka e malit, lauresha me brirë, thëllëza e malit, shqiponja e malit etj. Të pranishëm janë edhe disa lloje amfibësh dhe zvarranikësh (bretkosa, hardhuca, nepërka). Në lumenjtë e Alpeve, sidomos në Valbonë, Shalë dhe Cem), rritet peshku troftë.Shembuj të botës së gjallë 8 në Alpet Shqiptarea) Gështenjëb) Boronicëc) Ujku i zonës së Alpeve

