Page 134 - Demo
P. 134


                                    1321MsVLWsSsUEsUsVHWs$OSHYH6KTLSWDUHdhe veçoritë e tyre 5.11 Diskutojmë rreth: tipareve të përgjithshme natyrore të pjesëve përbërëse të Alpeve Shqiptare.  Blloku i JezercësBlloku i Jezercës shtrihet në qendër të Alpeve Shqiptare, i rrethuar nga thyerje të fuqishme tektonike. Ai përfaqëson pjesën më të lartë e më madhështore të relievit të Alpeve dhe gjendet midis Gropës së Thethit, luginës së Valbonës e asaj të Kukajve, lugut të Runicës dhe pellgut të Gucisë (jashtë kufirit). Lartësimi i menjëhershëm i këtij blloku malor, në formën e një horsti, lidhet me ngritjet tektonike gjatë pliocen-kuaternarit, të cilat kanë qenë nga më të fuqishmet në Alpe. Elementet kryesore që përbëjnë relievin e Bllokut të Jezercës janë kreshtat dhe lugjet, të cilat kanë një shtrirje rrezore. Ky bllok i ndërtuar nga shkëmbinj gëlqerorë, përbëhet nga disa kreshta të larta (mbi 2400 m), ku maja më e lartë është ajo e Jezercës, 2694 m. Jezerca është mali më i lartë i Alpeve Shqiptare dhe i dyti (për nga lartësia) në Shqipëri, pas Korabit. Gjurmët më të mëdha në modelimin e relievit të këtij nënrajoni i ka lënë veprimtaria akullnajore e periudhës së kuaternarit. Pasojë e këtij modelimi janë edhe liqenet akullnajore, ndër të cilët, më i madhi është Liqeni i Madh i Jezercës. Malësia e Madhe Malësia e Madhe, e cila shtrihet në pjesën veriperëndimore të Alpeve, përbëhet nga kurrize malore, blloqe malore e male të larta, gropa dhe lugina lumenjsh e përrenjsh. Ndër to dallojnë Bjeshkët e Namuna (me maja të larta dhe të thepisura), pllaja karstike Veleçik-Bridash, lugina e Cemit, ajo e Përroit të Thatë etj. Bjeshkët e Namuna përfaqësojnë një bllok malor, të përbërë nga male shumë të larta (maja më e lartë është Shëniku, me 2553 m) dhe nga gropa të kuaternarit, me origjinë akullnajoro-karstike. Bjeshkët e Namuna përbëhen nga shkëmbinj gëlqerorë të thatë e të zhveshur, të cilët u janë nënshtruar lëvizjeve tektonike ngritëse. Pllaja karstike Veleçik-Bridash zë pjesën jugperëndimore të Bjeshkëve të Namuna. Ajo është një pllajë e përbërë nga gëlqerorët, pothuajse e thatë në sipërfaqe, për shkak të zhvillimit të karstit sipërfaqësor dhe nëntokësor. Format që ndeshen më shpesh në sipërfaqen e kësaj pllaje, janë gropat karstike, të cilat ndahen midis tyre nga kurrize me lartësi deri në 150-200 m. Në veriperëndim, pllaja përçahet nga degët e Cemit dhe të Vuklit.  Harku malor i Nikaj-Mërturit Kjo njësi malore shtrihet midis luginës së Valbonës në veri dhe lindje, luginës së Shalës në perëndim dhe luginës së Drinit në jug. Ajo dallon për lartësinë e madhe të relievit dhe për format e mprehta të tij. Kurrizet malore që përbëjnë këtë njësi, ndahen midis tyre prej thyerjeve tektonike dhe qafave të shumta. Midis majave të larta dallohet Maja e Hekurave (2560 m), Maja Ismet Sali Bruçaj (2527 m) etj. Harku malor i Nikaj-Mërturit përbëhet kryesisht prej gëlqerorëve, ndërsa në juglindje, edhe prej terrigjenëve. Kjo njësi ka një rrjet hidrografik të pasur dhe bimësi të përbërë nga dushku, ahu dhe kullotat alpine.Pamje nga maja e JezercësPamje nga Malësia e MadhePamje nga Harku malor i Nikaj-Mërturit123
                                
   128   129   130   131   132   133   134   135   136   137   138