Page 135 - Demo
P. 135
+ÂJPAI=PEG=3ġ/=FKJAPCFAKCN=łGAPÂ/ALQ>HEGÂOOÂ0DMELÂNEOÂ1331. Evidentoni njësitë kryesore të Alpeve Shqiptare.2. Plotësoni në hartën-skicë njësitë kryesore të Alpeve.3. Analizoni veçoritë e përgjithshme natyrore të njësive kryesore të Alpeve, duke përcaktuar faktorët që kanë ndikuar në formimin e relievit të tyre.Radha juaj Malësia e Gashit Malësia e Gashit shtrihet nga lugina e Gashit deri në luginën e Tropojës. Ajo dallohet për relievin e ashpër, me vargje malore që ndahen midis tyre nga qafa malesh. Relievi i kësaj malësie është rezultat i ngritjes së saj tektonike dhe i fundosjes së pellgut të Tropojës e të Gjakovës. Në ndryshim nga njësitë e tjera të Alpeve, Malësia e Gashit përbëhet kryesisht prej magmatikëve, të cilët favorizojnë formimin e disa liqeneve dhe cirqeve akullnajore (kryesisht në lartësinë mbi 1600 m). Në pjesën më të madhe të shpateve malore të kësaj malësie rriten bimësia e dushqeve dhe ajo e ahut, ndërsa në lugjet dhe gropat midis tyre ka kullota të pasura alpine. Lugina e Valbonës Lugina e Valbonës është një nga luginat më të mëdha e më të bukura të Alpeve Shqiptare. Në të gjithë gjatësinë e saj, lugina formon një gjysmëhark të madh, me pjesën e lugët nga jugperëndimi. Lugina zë fill në lugun akullnajor të Valit, në juglindje të Bllokut të Jezercës dhe rrjedha e sipërme e saj, deri në Dragobi, ka formën e një lugine akullnajore. Burimet ujore të Valbonës janë disa burime karstike në rrëzë të shpatit të Qafës së Valbonës. Më pas, ujërat që bien në trajtën e një ujëvare, humbasin nëpër zallishten e luginës në fshatin Rragam dhe dalin si rrjedhje e përhershme sipërfaqësore në fshatin Valbonë. Lugina dallohet për bukurinë natyrore dhe bimësinë e pasur (mbizotërojnë ahu dhe bredhi), çka e bën atë një nga luginat më të pyllëzuara të Alpeve. Lumi i Valbonës është një lumë me rezerva të konsiderueshme hidroenergjetike, me prurje më të mëdha ujore në pranverë dhe në gjysmën e ftohtë të vitit. Përgjatë rrugëtimit nëpër luginën e përbërë kryesisht prej gëlqerorëve, veprimtaria lumore e Valbonës formon disa ngushtime (deri kanione) dhe zgjerime. Në këto zgjerime dhe në tarracat lumore të formuara janë ngritur edhe qendra banimi si: Rragam, Valbonë, Dragobi, Shoshan etj. Lugina e Shalës Lugina e Shalës shtrihet në qendër të Alpeve, me një reliev me kontraste të mëdha. Ajo përshkohet nga lumi me të njëjtin emër dhe formohet nga dy degët kryesore të tij: përroi i Kapreit dhe ai i Stupjes. Në fillim të saj, në Gropën e Thethit (në lartësinë 1200 m), lugina ka drejtimin veri-jug, ndërsa pranë bashkimit me Drinin, shkon drejt juglindjes. Lugina përbëhet kryesisht prej formacioneve gëlqerore të erës mesozoike, si dhe prej terrigjenëve (kryesisht rreshpe). Ashtu si lugina e Valbonës, edhe lugina e Shalës shoqërohet me ngushtime dhe zgjerime të krijuara si rezultat i veprimtarisë lumore e akullnajore. Shpatet përgjatë kësaj lugine kanë një bimësi të pasur, ku ndeshet më tepër kati i dushkut. Në sektorin e Thethit shtrihet pylli i ahut, ndërsa në Shalë, ai i gështenjës. Një ndër qendrat kryesore të banimit përgjatë kësaj lugine është Thethi, i cili vitet e fundit është kthyer në destinacion turistik edhe për të huajt. 4 Pamje nga Malësia e GashitPamje nga Lugina e Valbonës (në Tropojë)Pamje nga Lugina e Shalës56133e, ghtrihet përgjatë dhe për 6 Pamje nga Lugina e Shalës

