Page 136 - Demo
P. 136
1345.12 7LSDUHWNU\\HVRUHWsSRSXOOLPLWQs$OSHW6KTLSWDUHDiskutojmë rreth: veçorive të vendbanimeve në Alpet Shqiptare;shpërndarjes së popullsisë në këtë nënrajon. Popullimi i hershëm i AlpevePopullimi i Alpeve Shqiptare ka qenë përherë i lidhur ngushtë me kushtet natyrore të tyre. Nga njëra anë, në Alpe ndeshen ekosisteme me bukuri të rralla natyrore, burime të shumta ujore, florë e faunë e larmishme dhe endemike, lëndë minerare, drusore e për ndërtim etj., të cilat përbëjnë potenciale natyrore që favorizojnë jetesën dhe zhvillimin ekonomik të popullsisë. Nga ana tjetër, klima me dimër të gjatë e të ashpër, peizazhi malor alpin me kontraste të dukshme, me male të larta e të thepisura, lugina të thella, qafa malore të larta (të cilat bllokohen nga bora gjatë dimrit), krijojnë vështirësi në komunikimin brenda hapësirës së Alpeve, si dhe midis tyre e rajoneve të tjera të vendit. Gjatë periudhave të ndryshme, terreni i Alpeve ka shërbyer si një barrierë e madhe për depërtimin e pushtuesve të huaj në territorin shqiptar. Pavarësisht klimës së ashpër dhe relievit malor, Alpet Shqiptare janë populluar në mënyrë të përhershme, nga ilirët deri në ditët e sotme. Në Iliri, Alpet populloheshin nga fisi i labeatëve. Tumulat e epokës së bronzit dhe ato të hekurit, figurat gjeometrike të gdhendura në enë metalike, në qeramikë, në dru dhe në kockë, përfaqësojnë artin ilir të periudhave të hershme. Kështu, gërmimet arkeologjike në lindje të Nikaj-Mërturit kanë zbuluar qytezën ilire të Rosujës, ku dallohen veglat prej stralli e hekuri, objektet prej balte dhe monedhat, gjurmët e një qendre të madhe administrative e bujqësore, si dhe një nyjë kryesore lidhëse për shkëmbimin e mallrave midis malësive qysh në shek. IV pr.K. Gjatë mesjetës, lulëzimi i qyteteve në hapësirën shqiptare u përhap edhe në Alpe. Një ndër to ishte dhe Drishti, i cili shtrihet në jugperëndim të Alpeve. Në shek. XIII-XV, ai dallohej për përpunimin e hekurit e të mëndafshit, si dhe për prodhimet e poçarisë etj. Dinamika e popullsisë së Alpeve ShqiptareDeri në vitin 1990, Alpet njohën një rritje të numrit të popullsisë dhe shtim të vendbanimeve. Rritja më e madhe dhe dendësia më e lartë e popullsisë së Alpeve është shënuar gjatë viteve 1945-1990, si rezultat i zbatimit të politikave demografike të shtimit të lindshmërisë dhe uljes së vdekshmërisë. Pas vitit 1990, për shkak të emigrimit dhe të uljes së lindshmërisë, numri i popullsisë në këtë nënrajon pësoi rënie. Disa nga faktorët kryesorë që ndikuan në largimin e popullsisë Pamje nga fshati LekbibajVeshje popullore të zonës së Alpeve12

