Page 137 - Demo
P. 137


                                    +ÂJPAI=PEG=3ġ/=FKJAPCFAKCN=łGAPÂ/ALQ>HEGÂOOÂ0DMELÂNEOÂ1351. Përshkruani popullimin e hershëm të Alpeve Shqiptare.2. Evidentoni dinamikën dhe strukturën e popullsisë së Alpeve.3. Analizoni faktorët kryesorë që kanë ndikuar në dinamikën e popullsisë së këtij nënrajoni.Radha juajnga ky nënrajon janë: sipërfaqja e kufizuar e tokës bujqësore, kërkesat në rritje për punësim, shkollim e shërbime, e drejta e lëvizjes së lirë etj. Largimi i popullsisë ishte në formën e migrimit të brendshëm dhe të migrimit të jashtëm, ku përqindjen më të lartë të popullsisë migratore e përbënte grupmosha e re dhe ajo e punës. Destinacioni i migrimit të brendshëm ishte Rajoni Perëndimor, sidomos Fusha e Nënshkodrës dhe zona Tiranë-Durrës. Lëvizje të popullsisë ka pasur edhe nga fshatrat malore drejt atyre fushore. Migrimi i jashtëm (emigracioni) u drejtua kryesisht drejt Greqisë, Italisë, Anglisë dhe Amerikës. Largimet më të mëdha të popullsisë kanë pasur vendbanimet e Valbonës, Dragobisë, Rragamit dhe Çeremit.  Struktura e popullsisë dhe vendbanimetPopullsia e Alpeve Shqiptare përbën rreth 2,6% të popullsisë së përgjithshme të vendit. Migrimet e popullsisë kanë ndikuar ndjeshëm në dendësinë e këtij nënrajoni, e cila shkon në rreth 36 banorë/km2. Shpërndarja e popullsisë është e pabarabartë, e kushtëzuar sidomos nga relievi dhe klima. Pjesa më e madhe e popullsisë është e përqendruar në tarracat dhe në zgjerimet lumore, si dhe në shpatet me pjerrësi të vogël të këtij nënrajoni. Dendësi më të madhe të popullsisë kanë sidomos lugina e Valbonës dhe ajo e Shalës. Struktura e popullsisë sipas grupmoshës është pothuajse e njëjtë me atë në shkallë vendi, ndërsa në strukturën sipas vendbanimeve ka ndryshime. Në dallim me strukturën sipas vendbanimeve në shkallë vendi, nënrajoni dallon për përqindjen e lartë të vendbanimeve rurale. Popullsia qytetare përbën rreth 12% të popullsisë së përgjithshme të rajonit, ku si qendër urbane dallohet qyteti i Bajram Currit. Vendbanimet rurale janë të vogla dhe me një distancë midis tyre. Një pjesë e fshatrave shtrihen në rrëzën jugore të Shkëlzen-Radeshës, rrëzë Kores së Mërturit etj. Pjesa më e madhe e vendbanimeve gjenden deri në lartësinë 800 m, disa të tjera ndeshen deri në 1200 m lartësi. Ndërtimet e tyre karakteristike janë në trajtën e kullave prej guri, me çati shumë të pjerrët (për të mos u grumbulluar bora) dhe me dritare të vogla. Pamje nga fshati Dragobi Pamje nga fshati RragamPamje nga qyteti i Bajram Currit345
                                
   131   132   133   134   135   136   137   138   139   140   141