Page 138 - Demo
P. 138
1367UDVKsJLPLDQDW\\URUHGKHDMRNXOWXURUHH$OSHYH6KTLSWDUHGKHHNRQRPLDHW\\UH 5.13 Diskutojmë rreth: trashëgimisë natyrore dhe asaj kulturore të Alpeve Shqiptare dhe rolit të tyre në zhvillimin e turizmit. Trashëgimia natyrore dhe zonat e mbrojtura të AlpevePotencialet natyrore dhe trashëgimia kulturore e popullsisë që jeton në Alpet Shqiptare, i identifikojnë ato si një nga hapësirat më panoramike dhe madhështore të Shqipërisë. Mbizotërimi i gëlqerorëve masivë dhe relievi tërheqës, me sipërfaqet pyjore, kullotat e shumta malore, llojet endemike të botës së gjallë etj., mundësojnë zhvillimin e turizmit malor, të sporteve dimërore, të blegtorisë (sidomos mbarështimin e bagëtisë së imët dhe të bletarisë) dhe eksportin e bimëve mjekësore. Disa prej zonave natyrore me vlera unike të këtij nënrajoni janë kategorizuar në Rrjetin e Zonave të Mbrojtura (shih tabelën 1). Zonat e Mbrojtura në Alpet ShqiptareNr Kategoria Qarku Bashkia Zona e Mbrojtur Sipërfaqja (në ha)1. I. Rezervë Strikte Natyrore/Rezervat ShkencorKukës Tropojë Lumi i Gashit 30002. II. Park Kombëtar Shkodër Shkodër Thethi 26303. II. Park Kombëtar Kukës Tropojë Lugina e Valbonës 8000Një vlerë të madhe në trashëgiminë natyrore të këtij nënrajoni ka projekti “Parku Ballkanik i Paqes”, në të cilin janë përfshirë: Republika e Shqipërisë (me zonat e Vermoshit, Thethit dhe Valbonës), Republika e Kosovës (me Deçanin dhe Bjeshkët e Rugovës) dhe Republika e Malit të Zi (me Plavën, Gucinë dhe Bjeshkët e Rozhajës). I projektuar pa kufij, parku përfaqëson një simbol paqeje për rajonin e Ballkanit, duke nxitur në këtë mënyrë bashkëpunimin e mëtejshëm rajonal. Ai ndihmon në mbrojtjen e mjedisit dhe në zhvillimin e turizmit dimëror e atij veror.Pamje nga Parku Kombëtar i ValbonësTabela paraqet Zonat e Mbrojtura të Alpeve Shqiptare.21 Trashëgimia kulturoreAlpet Shqiptare përfaqësojnë gjithashtu një hapësirë me vlera unike të trashëgimisë kulturore, ndër të cilat spikatin: folklori, me këngët e vallet popullore me shumë ritëm, veshjet karakteristike, arti i gatimit, mikpritja, artizanati etj. Një element karakteristik i Alpeve është edhe arkitektura, me ndërtime në trajtë kullash prej guri (në distancë midis tyre), me çati shumë të pjerrët e me dritare të vogla. Si Pamje nga fshati Vermosh 3Valle popullore e zonës së Tropojës 4

