Page 139 - Demo
P. 139
+ÂJPAI=PEG=3ġ/=FKJAPCFAKCN=łGAPÂ/ALQ>HEGÂOOÂ0DMELÂNEOÂ137rezultat i copëtimit të relievit dhe vështirësive të komunikimit, në shumë nga zonat e këtij nënrajoni janë ruajtur të paprekura një sërë traditash historiko-kulturore, duke sjellë kështu formimin e krahinave etnografike, si malësia e Vermoshit, Dukagjinit, Shalës etj. Pjesë e trashëgimisë kulturore të nënrajonit janë edhe festat tradicionale që organizohen nga banorët, ndër të cilat dallohet festa e Logut të Bjeshkës, që organizohet çdo vit në Qafën e Bordolecit, në Malësinë e Madhe. Ekonomia e nënrajonit Turizmi Peizazhi malor dhe i veçantë alpin, format e shumta karstike dhe akullnajore, ujëvarat e kristalta, rrjedhjet ujore me ujë të ftohtë e të rrëmbyeshëm dhe flora e fauna e larmishme, krijojnë në Alpe ekosisteme të mrekullueshme, të cilat përbëjnë një potencial të madh për zhvillimin e turizmit malor. Kështu, në periudhën e ngrohtë të vitit, gjelbërimit të kullotave alpine me ajër të pastër i shtohet bimësia graminore shumëngjyrëshe. Ky peizazh nxit gjithashtu zhvillimin e turizmit ekologjik. Në stinën e ftohtë të vitit, trashësia e borës dhe qëndrimi i saj për një kohë të gjatë pa shkrirë, favorizojnë zhvillimin e turizmit të bardhë dhe të sporteve dimërore. Razma, Valbona dhe Thethi janë kthyer në qendra të rëndësishme të turizmit malor dhe të alpinizmit, sidomos për turistët e huaj. Larmia e madhe e peizazhit natyror ndërthuret me trashëgiminë e pasur kulturore të këtij nënrajoni. Folklori, traditat, zejet, kulinaria, mikpritja etj., përbëjnë një bazë të qëndrueshme për zhvillimin e turizmit në disa zona të tij, ku është ndërtuar një numër i madh hotelesh dhe bujtinash, shërbimet e të cilave kanë përmirësuar ndjeshëm cilësinë e tyre.BlegtoriaRelievi malor i nënrajonit, kullotat alpine dhe tradita e mbarështimit të bagëtive kanë favorizuar zhvillimin e blegtorisë. Popullsia e Alpeve dallohet për mbarështimin e bagëtisë së imët (dhentë, dhitë), ndërsa gjedhi rritet në numër më të vogël, kryesisht në luginat lumore. Për traditën e përpunimit të produkteve blegtorale (bulmetit) dallohen sidomos banorët e Thethit dhe të Valbonës.Ekonomia pyjore Ekonomia pyjore e këtij nënrajoni mbështetet në sipërfaqet e mëdha pyjore që he akullnajore, ujëvaratëm dhe flora e llueshme, rizmitt tëet, ror ajoni. ë bazë të është ndërtuar 5 Pamje nga fshati Razëm6 Pamje nga fshati Tamarë 7 Pamje nga zona e Shkrelit

