Page 14 - Demo
P. 14


                                    1.1 12Diskutojmë rreth: 1.3 .ULWHUHW H UDMRQL]LPLW JMHRJUDÀN Ws 6KTLSsULVs Zhvillimi i konceptit të rajonit në Shqipëri Ndonëse është një vend me sipërfaqe të vogël, Shqipëria dallon për diversitetin natyror dhe human brenda hapësirës së saj. Për njohjen dhe studimin e hollësishëm të saj, hapësira shqiptare ndahet në disa rajone, nënrajone dhe njësi më të vogla territoriale. Në vendin tonë, koncepti mbi rajonin ka evoluuar në varësi të zhvillimeve socio-ekonomike dhe atyre demografike. Përcaktimi i kufijve midis rajoneve dhe emërtimi i tyre kanë qenë produkt i studimeve dhe diskutimeve midis studiuesve të ndryshëm. Në varësi të kritereve mbi të cilat bëhet rajonizimi, hapësira shqiptare ndahet në rajone të ndryshme. Kur rajonizimi bëhet në bazë të kushteve natyrore të Shqipërisë, formohen katër rajone fiziko-gjeografike: Krahina Malore Veriore, Krahina Malore Qendrore, Krahina Malore Jugore dhe Ultësira Perëndimore. Në rastet kur rajonizimi i territorit bazohet vetëm në njërin prej veçorive fizike (p.sh., mbi ndërtimin gjeologjik, klimën, bimësinë etj.), formohen rajone gjeologjike, klimatike (shih hartën e figurës 1), bimore etj. Kur rajonizimi bëhet mbi bazën e elementeve humane, formohen rajone ekonomike, kulturore, etnografike etj. rajonizimit të territorit shqiptar;disa veçorive mbi të cilat është bërë rajonizimi gjeografik i Shqipërisë.O q e a n i AtlantikOqeani i Ngrirë i VeriutD e t i i VeriutD e t i i NorvegjisëDeti i ZiD e t i KaspikD e t iM e s d h eNëse qëllimi i rajonizimit është pasqyrimi i zhvillimit apo i shpërndarjes së degëve të ndryshme të ekonomisë, rajonet që formohen janë: rajone industriale, bujqësore, turistike etj. D et i i ZiDetiK aspikLEGJENDË Klimë mesdhetare Klimë kontinentale Klimë oqeanike/detare Klimë polare Klimë maloreLEGJENDË Klimë mesdhetare fushore Klimë mesdhetare kodrinore Klimë mesdhetare paramalore Klimë mesdhetare maloreHarta paraqet rajonizimin klimatik të rajonit të Evropës dhe të Shqipërisë. 1
                                
   8   9   10   11   12   13   14   15   16   17   18