Page 140 - Demo
P. 140
+ÂJPAI=PEG=3ġ/=FKJAPCFAKCN=łGAPÂ/ALQ>HEGÂOOÂ0DMELÂNEOÂ1381. Evidentoni veçantinë e trashëgimisë natyrore dhe kulturore të Alpeve Shqiptare. 2. Renditni zonat e mbrojtura të këtij nënrajoni.3. Evidentoni veçoritë e trashëgimisë kulturore të Alpeve Shqiptare.4. Përshkruani natyrën e vendbanimeve të këtij nënrajoni.5. Analizoni veçoritë e zhvillimit ekonomik të nënrajonit.6. Vlerësoni potencialet natyrore dhe kulturore të Alpeve Shqiptare dhe perspektivën e zhvillimit ekonomik të kësaj hapësire.7. Hulumtoni dhe përgatitni një detyrë tematike mbi potencialet turistike të Alpeve Shqiptare apo të një zone të kësaj hapësire, të cilën e keni vizituar. Përgatitni gjithashtu një fletëpalosjeje në formën e një guide turistike.Radha juajshtrihen gjerësisht në shpatet malore. Lënda drusore pritet dhe sistemohet në disa stabilimente sharre. Bujqësia Bujqësia është dega me mundësi më të pakta zhvillimi, për shkak të sipërfaqeve të kufizuara të tokës të punueshme. Gjatë viteve 1945-1990 janë bërë përpjekje për përfitimin e tokave bujqësore, por për shkak të terrenit të ashpër malor kjo gjë nuk u bë e mundur. Pas ‘90-ës, braktisja e tokave për shkak të migrimit të popullsisë solli aktivizimin e erozionit. Kulturat tipike që kultivohen në këtë nënrajon janë: patatja (në Vermosh), gështenja (në Margegaj) dhe kumbulla (Nikaj-Mërtur, Margegaj dhe Tropojë). Krahas tyre, banorët vendas kultivojnë drithëra dhe fasule. Një ndër bimët karakteristike të këtyre zonave, e cila rritet në mënyrë natyrale, është boronica, një bimë endemike me vlera të mëdha kuruese. MineraletAlpet janë të pasura gjithashtu me polimetale, boksite dhe gurë gëlqerorë për ndërtim.Transporti Pavarësisht relievit të vështirë, në Alpet Shqiptare janë bërë një sërë investimesh infrastrukturore, me rrugë automobilistike deri në Theth, Valbonë e në afërsi të Vermoshit.ArtizanatiPopullsia e Alpeve ka ruajtur e trashëguar edhe traditën e artizanatit. Në këto zona prodhohen kryesisht veshje popullore, sixhade, prodhime e zbukurime druri dhe vegla muzikore (çifteli, lahutë, sharki).Prodhime artizanale të zonës së Alpeve 9Prodhime bujqësore të zonës së Alpeve 8

