Page 144 - Demo
P. 144
+ÂJPAI=PEG=3ġ/=FKJAPCFAKCN=łGAPÂ/ALQ>HEGÂOOÂ0DMELÂNEOÂ142lëndët e para për ndërtim, si: gurë dekorativë, mermerë, inerte të shtretërve të lumenjve, argjila kaolinike etj. RelieviPërbërja shkëmbore e larmishme, lëvizjet e fuqishme diferencuese neotektonike, reshjet e bollshme dhe veprimi i faktorëve të jashtëm (sidomos kontrastet termike, veprimtaria lumore, akullnajore e karstike) kanë krijuar një reliev me kontraste të mëdha në formë dhe në lartësi. Format kryesore të relievit të këtij nënrajoni janë: vargjet malore, grumbujt dhe masivet e mëdha malore, malësitë, luginat lumore gjatësore e tërthore dhe gropat. Këto forma ndërthuren midis tyre, duke krijuar një mozaik të larmishëm të relievit. Lartësitë e nënrajonit luhaten nga 100-150 m në perëndim, në 2751 m në Korab.Në këtë nënrajon janë të përhapura të gjitha llojet e relievit: strukturor, lumor, akullnajor, erozivo-denudues dhe ai karstik. Relievi strukturor është formuar si rezultat i deformimeve të krijuara nga shkëputjet tektonike, ndërsa ai lumor, prej veprimtarisë së ujërave rrjedhëse. Relievi akullnajor është rezultat i veprimtarisë akullnajore (kryesisht mbi 1500 m), ai erozivo-denudues lidhet me përhapjen e shkëmbinjve terrigjenë që gërryhen lehtë nga ujërat dhe me pjerrësinë e shpateve malore, ndërsa relievi karstik është formuar si rezultat i veprimtarisë tretëse të ujërave në shkëmbinjtë gëlqerorë. Për shkallën më të lartë të copëtimit të relievit dallohen lugina e Matit, Malësia Pukë-Mirditë etj. Relievi karstik (nëntokësor dhe sipërfaqësor) ndeshet në Steblevë, Klenjë, Gollobordë etj., ndërsa format akullnajore gjenden në Vargjet e Lurës, në Martanesh, Korab etj. KlimaPozita gjeografike, lartësia mbi nivelin e detit dhe ndërthurja e formave të relievit, janë faktorët kryesorë klimëformues të këtij nënrajoni. Në të ndeshen klima mesdhetare kodrinore, ajo paramalore dhe klima malore. Nënrajoni dallon për numrin e madh të ditëve të vranëta, të ftohta e me borë, si dhe për intensitetin dhe kohëzgjatjen e erërave veriore e verilindore. Reshjet e borës janë një dukuri e zakonshme, sidomos në lartësitë mbi 1000 m. Gjatë vitit bien mesatarisht 2000-2200 mm reshje dhe temperatura mesatare vjetore shkon 100C-140C. Temperatura mesatare e janarit luhatet nga -20C në -50C, ndërsa ajo e korrikut 170C-230C.Hidrografia Nënrajoni Verilindor dallohet për rezervat e mëdha ujore dhe për rrjetin e Pamje nga mali Munellë 3 Reliev akullnajor në Lurë 4 Një pjesë e relievit në fshatin Steblevë 5

