Page 145 - Demo
P. 145


                                    +ÂJPAI=PEG=3ġ/=FKJAPCFAKCN=łGAPÂ/ALQ>HEGÂOOÂ0DMELÂNEOÂ143dendur hidrografik. Në këtë nënrajon gjenden rrjedhat e sipërme dhe të mesme të disa prej lumenjve kryesorë të vendit, si Drini i Zi, Mati, Shkumbini, Erzeni, Ishmi etj. Përgjatë luginave lumore ndeshen zgjerime e ngushtime (deri në kanione), si dhe disa nivele tarracash lumore. Nënrajoni është i pasur gjithashtu me burime të shumta ujore, minerale dhe termale. Pjesë e rëndësishme e hidrografisë së tij janë edhe një sërë liqenesh akullnajore e artificiale dhe ujërat nëntokësore karstike. TokatTokat që ndeshen më tepër në këtë nënrajon janë ato livadhore malore, të murrme pyjore dhe të kafenjta. Krahas tyre hasen edhe tokat aluvionale, malore torfike etj.Bimësia Nënrajoni dallohet për larminë e botës bimore, e cila përbëhet nga bimësia e brezit mesatar të Evropës dhe ajo e llojit mesdhetar. Krahasuar me rajonet e tjera të vendit, ky nënrajon dallohet për fondin e madh pyjor (ahu, pisha dhe bredhi) me vlera të mëdha ekonomike. Sipërfaqe të tilla pyjore gjenden në Pukë, në malin e Korabit, Malin e Skënderbeut, në malin e Dajtit etj. Prerjet pa kriter të pyjeve gjatë periudhës së tranzicionit kanë sjellë zvogëlimin e sipërfaqeve të tyre në pjesën më të madhe të nënrajonit. 1. Përcaktoni në hartë pozitën gjeografike të Nënrajonit Verilindor dhe vlerësoni rolin e saj.2. Përshkruani mozaikun natyror të Nënrajonit Verilindor. 3. Plotësoni në hartën-skicë të vendosur përbri njësitë përbërëse të nënrajonit.Radha juajme dhe të mesme hkumbini, rime e ore. e, re dhe het nga bimësia e6 Pamje nga lugina e Drinit të ZiBota shtazoreNënrajoni Verilindor ka një faunë të pasur, ku dallojnë kafshët mishngrënëse dhe ato barngrënëse, si: ariu i murrmë, ujku, dhelpra, kunadhja, macja e egër, derri i egër, kaprolli, dhia e egër, lepuri, baldosa etj. Ndër shpendët përmendim: mëllenjën, thëllëzën e malit, gjelin e egër të pyllit etj. Njësitë përbërëse të nënrajonitLarmia e kushteve natyrore dhe veçoritë e zhvillimit demografik e ekonomik të këtij nënrajoni krijojnë një mozaik hapësirash më të vogla, të cilat përfaqësojnë njësitë përbërëse të tij. Në Nënrajonin Verilindor bëjnë pjesë: Malësia e Gjakovës dhe e Hasit, Vargu malor i Korabit, Lugina e Drinit të Zi, Vargjet e Lurës, Malësia Pukë-Mirditë, Pellgu i Matit (ose Klos-Kalivaç), Vargjet e Skënderbeut dhe malësitë e Martaneshit, Çermenikës dhe Gollobordës.7 Pamje nga Malësia e Pukës 9 Pamje nga Vargjet e Skënderbeut143rolin e saj.jonit.ngrënëse a e egër, mendim: omik të aqësojnë Gjakovës Malësia eut dhe 8 Pamje nga fshati Reps, Mirditë
                                
   139   140   141   142   143   144   145   146   147   148   149