Page 146 - Demo
P. 146


                                    1443RSXOOVLDWUDVKsJLPLDNXOWXURUHGKHHNRQRPLDH1sQUDMRQLW9HULOLQGRU 5.15  Popullimi i hershëmNënrajoni Verilindor është banuar që në lashtësi. Në antikitet, në hapësirën e tij banonin fiset ilire të albanëve dhe penestëve. Trualli i tij është banuar historikisht nga popullsia shqiptare, e cila ka trashëguar përgjatë shekujve gjuhën dhe traditat e saj. Një ndër provat që e vërtetojnë këtë vazhdimësi është Kultura e Komanit (varreza e shek. VI-VIII, zbuluar pranë Kalasë së Dalmaces, në fshatin Koman të Pukës). Kultura e Komanit përfaqëson kulturën e popullsisë shqiptare të shek. VI-VIII, gjatë të cilëve u bë kalimi gradual nga antikiteti ilir në mesjetën arbërore. Diskutojmë rreth: trashëgimisë natyrore dhe asaj kulturore të Nënrajonit Verilindor dhe rolit të tyre në zhvillimin e disa degëve të ekonomisë. Dinamika dhe struktura e popullsisë dhe vendbanimet Popullsia e këtij nënrajoni përbën rreth 11,2% të popullsisë së përgjithshme të vendit. Ai karakterizohet nga një numër i vogël i popullsisë në raport me sipërfaqen dhe nga shpërndarja gjeografike e pabarabartë e saj. Kjo lidhet me karakterin kodrinoro-malor të relievit dhe sipërfaqen e kufizuar të tokave bujqësore. Dendësia mesatare e popullsisë shkon deri në 60,5 b/km2. Pjesët më të populluara janë tarracat lumore dhe gropat, në të cilat është përqendruar shumica e vendbanimeve, ndërsa në terrenet malore popullimi është më i pakët. Në dinamikën e popullsisë kanë ndikuar kryesisht ritmet e shtimit natyror të popullsisë dhe niveli i zhvillimit ekonomik të nënrajonit. Deri në vitin 1990, numri i popullsisë së tij është rritur vazhdimisht, ndërsa pas këtij viti filloi të ulet. Dy nga faktorët kryesorë që ndikuan në uljen e numrit të popullsisë janë emigrimi dhe ulja e lindshmërisë. Valët e para të emigrimit nisën pas mbylljes së minierave në Kalimash, Kurbnesh, Bulqizë, Batër, Munellë etj., të industrive përpunuese të mineraleve (në Rubik e Klos) dhe të ndërmarrjeve të tjera. Popullsia ka emigruar kryesisht drejt Rajonit Perëndimor (sidomos drejt zonës Tiranë-Durrës) dhe jashtë kufijve të vendit. Pavarësisht uljes pas ‘90-ës, ritmet e shtimit natyror të popullsisë në këtë nënrajon janë të larta, krahasuar me rajonet e tjera të vendit. Kjo vihet re në strukturën e popullsisë sipas grupmoshës, ku përqindjen më të lartë e zë grupmosha e punës dhe ajo e re. Megjithatë, ashtu si në të gjithë vendin, edhe në këtë nënrajon përqindja e popullsisë së grupmoshës së tretë po pëson vazhdimisht rritje. Disa dëshmi të Kulturës së Komanit 1
                                
   140   141   142   143   144   145   146   147   148   149   150