Page 147 - Demo
P. 147


                                    +ÂJPAI=PEG=3ġ/=FKJAPCFAKCN=łGAPÂ/ALQ>HEGÂOOÂ0DMELÂNEOÂ145Në strukturën e popullsisë sipas vendbanimeve, përqindjen më të lartë e zë popullsia rurale. Popullsia urbane përbën rreth 22% të popullsisë së përgjithshme të nënrajonit. Industrializimi i vendit gjatë viteve 1945-1990 u shoqërua me shtimin e vendbanimeve, sidomos pranë zonave të nxjerrjes dhe përpunimit të mineraleve. Qendrat më të rëndësishme urbane të Nënrajonit Verilindor janë: Kukësi (qendër qarku), Peshkopia, Puka, Burreli, Rrësheni, Rubiku, Bulqiza, Kruma, Klosi dhe Fushë-Arrësi (qendra të bashkive).  Trashëgimia natyrore dhe kulturore e nënrajonitDiversiteti i ndërtimit gjeologjik dhe i relievit, hidrografia e pasur, larmia e botës së gjallë etj., përfaqësojnë potencialet natyrore më të rëndësishme të Nënrajonit Verilindor. Përbërja shkëmbore e larmishme dhe mozaiku i relievit, sipërfaqet e mëdha pyjore, kullotat e shumta malore, format e ndryshme të veprimtarisë akullnajore dhe llojet endemike të botës së gjallë mundësojnë zhvillimin e turizmit (të bardhë dhe të gjelbër), të sporteve dimërore, të blegtorisë etj. Rrjeti i dendur lumor, i cili herë ndjek thyerjet e strukturave shkëmbore dhe herë i pret tërthor ato, krijon peizazhe tërheqëse e unike. Në këtë nënrajon gjenden edhe një sërë zonash me vlera të veçanta natyrore, të cilat janë kategorizuar në Rrjetin e Zonave të Mbrojtura (shih tabelën 3).Zonat e Mbrojtura në Nënrajonin VerilindorNr Kategoria Qarku Bashkia Zona e Mbrojtur Sipërfaqja (në ha)1.II. Park KombëtarDibër Dibër Lura 12802. Durrës Krujë Qafë-Shtamë 20003. Dibër Mat Zall-Gjoçaj 1404. Tiranë, Durrës Tiranë, Krujë Mali i Dajtit 29216,95. Dibër, Kukës Librazhd, Bulqizë Shebenik-Jabllanicë 167,66. III. Monument natyror Dibër Dibër Vlashaj 507. IV. Rezervat Natyror i Menaxhuar/Park NatyrorKukës Has Tej-Drini i Bardhë 308. Dibër, Kukës Dibër, Kukës Korab-Koritnik 55 550,29. V. Peizazh i Mbrojtur Tiranë, Dibër, ElbasanTiranë-MatBulqizë-LibrazhdMali me GropaBizë-Martanesh25266,410. VI. Zonë e Mbrojtur Natyrore e Resurseve të MenaxhuaraDibër Dibër Luzni-Bulaç 590011. Lezhë Mirditë Bjeshka e Oroshit 4745 EkonomiaIndustria nxjerrëse e mineraleveNëntoka e pasur e nënrajonit me minerale metalore (sidomos me bakër dhe krom) ka mundësuar zhvillimin e industrisë nxjerrëse, e cila është kthyer në ekonominë bazë për një pjesë të popullsisë së zonave mineralmbajtës. Ndër minierat kryesore përmendim: minierat e kromit në Bulqizë, Batër, Klos, Kalimash dhe Kam. Deri në vitet ‘90 ka funksionuar edhe industria e përpunimit të bakrit, e cila përfaqësonte një cikël të mbyllur, nga minerali deri te produkti për treg. Sot minierat kanë nevojë për investime për përmirësimin e infrastrukturës dhe rritjen e sigurimit teknik. Krahas mineraleve metalore, nënrajoni është i pasur edhe me lëndë të para për ndërtim, si gurë dekorativë, mermerë, inerte të shtretërve të lumenjve, argjila kaolinike etj. zë popullsia shme të qërua dhe miahme ozaiku ie ndryshme 234Pamje nga qyteti i RubikutTabela paraqet Zonat e Mbrojtura të Nënrajonit Verilindor.Pamje nga Parku Kombëtar Zall-Gjoçaj, Mat e bakër htë ein e d i
                                
   141   142   143   144   145   146   147   148   149   150   151