Page 148 - Demo
P. 148


                                    +ÂJPAI=PEG=3ġ/=FKJAPCFAKCN=łGAPÂ/ALQ>HEGÂOOÂ0DMELÂNEOÂ146EnergjetikaNënrajoni Verilindor dallohet si hapësira me rezervat më të mëdha hidroenergjetike të vendit. Në të gjenden HEC-et e kaskadës së Drinit (Fierza, Komani, Vau i Dejës) dhe ato mbi lumin Mat (Ulza dhe Shkopeti), të cilat prodhojnë energji elektrike si për nevojat e vendit, ashtu edhe për eksport. 1. Evidentoni dinamikën dhe strukturën e popullsisë së Nënrajonit Verilindor.2. Analizoni faktorët kryesorë që kanë ndikuar në dinamikën e popullsisë së këtij nënrajoni. Jepni disa shembuj.3. Evidentoni potencialet natyrore të Nënrajonit Verilindor, që mbështesin zhvillimin social-ekonomik të tij.4. Hulumtoni dhe përgatitni një detyrë tematike mbi: a) rolin e trashëgimisë natyrore dhe kulturore të nënrajonit; b) zhvillimin e sektorëve ekonomikë të tij; c) problemet e sotme mjedisore të nënrajonit; d) mundësitë e zhvillimit të nënrajonit, në kushtet e ndërtimit të korridorit Durrës-Prishtinë dhe të bashkëpunimit rajonal e më gjerë.Radha juajEkonomia bujqësore Peshën kryesore të këtij sektori e zë blegtoria, e cila dallon për mbarështimin e bagëtisë së imët, për shkak të pranisë së livadheve, kullotave të shumta dhe bimësisë gjethegjerë. Në mjaft zona, kryesisht përgjatë luginave lumore, mbarështohet edhe gjedhi. Në tarracat lumore, në fundet e gropave dhe në terrenet me pjerrësi të vogël të zonave malore zhvillohet bujqësia, e cila dallohet kryesisht për kultivimin e patates, fasules, mollës, dardhës, kumbullës dhe arrës. Këto kultura përbëjnë një burim të rëndësishëm ekonomik për banorët.TurizmiNënrajoni ofron mundësi të shumta për zhvillimin e turizmit të bardhë, ekologjik dhe sporteve dimërore. Ndër zonat më të njohura për zhvillimin e turizmit përmendim Radomirën, Lurë, Shistavecin, Qafë-Shtamën, Lajthizën etj. Ekonomia pyjoreFondi i madh pyjor (në lëndë drusore) i këtij nënrajoni mundëson zhvillimin e ekonomisë pyjore. Në sipërfaqet pyjore të tij janë ndërtuar disa stabilimente, të cilat realizojnë prerjen, transportin dhe përpunimin e drurit. 675 Pamje nga Hidrocentrali i Fierzës (mbi lumin Drin) Pamje nga fshati RadomirëPamje nga miniera e kromit, Kalimashe bagëdhe bmbarënë tcilketuEkonoFondie ekon 7 P j f h ti R d i ë
                                
   142   143   144   145   146   147   148   149   150   151   152